Boks

Wilder i ofrohet 20% e fitimit për një duel ndaj Joshua

Mediat bëjnë me dije se Eddie Hearn, menaxheri i boksierit britanik Anthony Joshua, i ka ofruar rivalit amerikan Deontay Wilder 20% të shumës për të organizuar një përballje mes dy kampionëve të botës në peshat e rënda. Jo vetëm kaq, por Wilder nuk do të marrë asnjë përqind nga shitja e të drejtës televizive PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO në peshat e rënda, ndërsa Wilder atë të kategorisë WBC.

Por ajo që bie në sy është shuma shumë e ulët e ofruar nga Joshua, që do të thotë se britaniku nuk ka aspak dëshirë të duelojë me Wilder, të dy të pamposhtur në ring. Në rast se dueli Joshua-Wilder organizohet dhe të ardhurat kapin shifrën e parashikuar të 80 milionë dollarëve, amerikani do të marrë rreth 15 milionë, një shumë shumë e ulët, ndërkohë që duhet të marrë rreth 30 milionë. Dhe sa më të ulta të ardhurat aq më pak merr Wilder, duke e bërë qesharake ofertën.

Gjithsesi,l nuk konfirmohet ende zyrtarisht kjo ofertë nga ana e Joshua në adresë të Wilder, por specialistët e boksit mendojnë se të ardhurat duhet të ndahen të paktën 60-40 në fabor të britanikut, që mban tri tituj kampionë bote karshi një të amerikanit. Në duelin e fundit, artë ndaj Joseph Parker, australianit iu ofruar 33% e të ardhurave, ndaj dhe shifrat e mësipërme mbeten ende në kuadrin e spekulimeve.

Related posts

Wilder: Do të shkoj në Britani për t’u ndeshur me Joshua

Sadik.Autor

PROBLEME NË FËMIJËRI/ Mike Tyson shokon me deklaratën: Gjëja më e mirë? Vdekja e mamasë sime

Delo.autor

Ilir LATIFI një “luan” i vërtetë, sfidon kundështarin: Mos dil në pension frikacak

Isa.Autor

Leave a Comment