Futboll Sport

Ahmataj sheh në horizont: Nuk kemi gabuar, ja kur e zgjidhim

Julian Ahmataj nuk dorëzohet, edhe pse kampionati vjen drejt përfundimit dhe qëndrimi në Superiore bëhet akoma më i vështirë për ekipin e tij. Kamza la dy pikë në fushën e saj duke humbur dhe një penallti me Raçiç, por sërish tekniku elbasanas thotë se ka ende javë dhe situata duhet marrë me qetësi.

Pas ndeshjes ai tregoi se Sebino Plaku ishte mungesa e madhe për skuadrën e tij sot në fushë, kështu që edhe lojtarët e ndjenë këtë gjë. Megjithatë, ai është i qetë për të ardhmen e Kamzës.

“Nëse do të ishte ndeshja e fundit dhe do të rëndonte në situatën e skuadrës, kjo do të ishte dramatike. Në këtë ndeshje kemi humbur pikët, por do të luftojmë deri në fund për objektivin. Përball ke një skuadër që ka kundërsulmin armën më të fortë dhe besoj se e kemi kontrolluar lojën”.

“Neve na mungonte sot Plaku. Ai ndikon te lojtarët e tjerë dhe në situatën psikologjike, pra jo vetëm në fushë si sulmues. Skuadra kundërshtare ka përdorim topi të mirë, kështu që u treguam të kujdesshëm”.

Related posts

Rrëfimi unik i Messit si “çoban dhish”: Nuk e konsideroj veten më të mirin…

Sadik.Autor

Gattuso i jep tjetër ‘fytyrë’ Milanit, kuqezinjtë nuk varen më nga Suso!

Q.Autor

ZYRTARE/ Brazili merr vendimin PËRFUNDIMTAR për trajnerin Tite

Isa.Autor

Leave a Comment