Juventus ka rikthyer sërish vëmendjen nga Bergamo. Skuadra e Allegrit ndjek me vëmendje lojtarët e skuadrës së Atalantës dhe pas Caladaras dhe Spinazzolës, kërkon të marrë prej andej një tjetër futbollist. I fundit që ka tërhequr vëmendjen e bardhezinjve është sulmuesi i ri, Musa Barrow, i cili kohët e fundit ka shpërthyer me fanelën zikaltër.
Gjithsesi për të arritur te sulmuesi 19-vjeçar, Juventus duhet të mposhtë konkurrencën e disa ekipeve të tjera, si në Itali ashtu edhe jashtë saj, ndërsa edhe më e vështirë do të jetë arritja e një marrëveshje me Atalantën, e cila kërkon që ta mbajë futbollistin edhe për një tjetër vit, në mënyrë që vlera e tij në merkato të rritet.