Futboll Sport

Akuza e rëndë në Superiore: Po tentojnë të na blejnë, ja protagonistët!

Kamza luan fatet e mbijetesës sot në ndeshjen kundër Laçit, ekip ky që do fitore gjithashtu për të siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Ndërkohë rivali i tyre është Vllaznia, ekip që shpreson që skuadra periferike e kryeqytetit të ndalet në dy ndeshjet e fundit dhe të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar. Së fundmi kanë ardhur akuza të rënda nga ana e Kamzës, që me anë të një deklaratë tregon se po tentohet të blihen lojtarët e Kamzës. Përmenden edhe emra konkretë, ndërkohë që përfshihet edhe arbitri Eldorian Hamiti.

“Skandal! Arbitri Hamiti, që disa javë më parë na masakroi në Korçë, vjen sërish të na arbitrojë ndaj Laçit. Hamiti nga Lezha, komshi i shkodranëve, duhet të kaloj nga Laçi që të mbërrijë në Tiranë që të na arbitrojë ne. Janë thurur skenare të zeza ndaj Kamzës. Por Kamza luan në fushë dhe s’merret me matrapazët drejtues nga Shkodra, që kujtojnë se blihemi me para. Respekt për sportdashësit e vërtetë shkodran, por jo për sekseret që e shkatërruan ekipin e tyre e tani duan të bëjnë të njëjtën gjë me ekipin tonë. Me në krye Grimën, hajdutin me çizme që ndër vite ka bërë pazare me portën e tij, kanë ofruar lekë për të blerë lojtarët tanë. Por nëse Grima shitet me para dhe ka një çmim, Kamza nuk ka çmim dhe është e pashitshme. Ftojmë tifozët të na përkrahin. Forca Kamza”, shkruhen në deklaratën e klubit të Kamzës. Sfida me Laçin luhet sot prej orës 16:00.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ FRANKFURT/ Talenti i “Topçinjëve” magjeps Emery: I fortë dhe në rritje…

Delo.autor

PAS KALIMIT TË PORTIERIT GOLLINI/ Tottenham nuk ndalet, arrin marrëveshjen me yllin e Atalantës…

Delo.autor

SEZON I RI RISI TË REJA/ Zbulohen fanellat e Barcelonës për vitin e ardhshëm (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment