Futboll Seria A Sport

Kuriozitetet e legjendës Shevchenko, tifozët e Milanit duhet të krenohen

Me pak fjalë një prej finalistëve të këtij evenimenti thotë: “Goli im i preferuar? Penalltia – rrëfen Shevchenko – në finalen e Manchesterit në vitin 2003 kundër Juventusit. E përkryer!”. Ende Juventusi, më pas, për atë që ka qenë kundërshtari më i vështirë për t’u përballur në karrierën e tij: “Montero, që në atë kohë luante për Juventusin”.

Një karrierë fantastike ajo e Shevchenko-s, fryt edhe i një motoje që përherë i ka dhuruar motivim të madh: “Motoja ime ishte që të besoja vetëm te vetja”. Stadiumi më i bukur në të cilin ka luajtur?: “San Siro”. Dhe nuk mund të ishte ndryshe.

Më pas, disa kuriozitete në nivelin personal: “Lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur? Ronaldinho”. Për sa i përket aktualitetit të Premier League, Shevchenko zgjedh një super bomber: “Lojtari më i mirë është Harry Kane, një sulmues i pabesueshëm”.

Në fund Shevchenko dhuron edhe një batutë për sportistin më të mirë të të gjitha kohërave: “Michael Jordan”. Pa dyshim.

Related posts

Një 19-vjeçar turpëron Luftëtarin, Ventspils fiton 5-0

Isa.Autor

SKANDAL TE KLUBI EUROPIAN/ Lojtarët kapen duke kryer marrëdhënie seksuale

Delo.autor

NDIZET SFIDA NË “STAMFORD BRIDGE”/ Manchester City realizon dy gola të shpejtë në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment