Futboll Sport

Alban Bushi merr talentin e ish-ekipit të Ibrahimoviç

Shqipëria e drejtuar nga Alban Bushi më 28 maj, 5 dhe 8 qershor do të luajë tre ndeshje miqësore. Pikërisht kundër Bosnjës të parën dhe në qershor kundër Bjellorusisë. Të tre takimet do të zhvillohen në “Elbasan Arena” në të njëjtin orar, 19:00 sipas datave përkatëse. Tekniku i Shipërisë U-21, Alban Bushi, ka thirrur një lojtar mjaft të vlefshëm, Laorent Shabanin, i cili luan në pozicionin e mesfushorit me tipare mbrojtëse. Shabani ka luajtur deri me moshat U-19 ka qenë pjesë e Suedisë, ku ka përfaqësuar flamurin e nordikëve, por më pas pati ftesë nga Shqipëria dhe Kosova. Në fund ai zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, duke refuzuar ftesën e përfaqësueses kosovare.

Shabani, i lindur më 19 gusht të vitit 1999 tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, ai do të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Ky do të jetë grumbullimi i parë për të me kuqezinjtë, ku pritet që të debutojë në një nga këto tre takime miqësore.

Ekipi aktual i Shabanit është Malmo U-21, ku ai aktivizohet rregullisht që kur ka qenë në moshë të mitur. Pra, në skuadrën ku lindi dhe u rrit një talent i botës së futbollit si Zlatan Ibrahimoviç.

Alban Bushi do të punojë në këto tre miqësore për të zëvendësuar lojtarët e larguar, të cilët janë thirrur në ekipin e parë të Shqipërisë ose në rast të kundërt, iu ka kaluar afati i moshës për të përfaqësuar skuadrën tonë U-21. Kjo gjë e detyron trajnerin të thërrasë “gjakun e ri” për të ardhmen. Normalisht, pritet që të ketë të tjera surpriza, pasi do të mësohen dhe ftesat për lojtarë të ndryshëm që janë vëzhguar nga stafi i kombëtares.

Related posts

FITORJA E KATËRT RADHAZI// Barcelona mposht Elche pa “Pleshtin” dhe ngjitet në vendin e katërt

Delo.autor

SHKUND JUVENTUS-IN/ Allegri: Duhet të hidheni mbi kundërshtarin, s’duhet të kalojnë

Delo.autor

CHAMPIONS/ Fitore me shije të hidhur për PSG, Kean shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment