Futboll La Liga Sport

Real Madrid, vjen miratimi i Ronaldos për dy super blerje

Real Madrid është një hap larg fitores së Champions League për vitin e tretë radhazi, por ky sezon nuk ka qenë me shumë probleme për madrilenët.

Skuadra e Zinedine Zidane do ta mbyllë në vendin e tretë kampionatin dhe është 15 pikë larg Barcelona-s kryesuese. Gjithashtu, “Los Blancos” u eliminuar herët edhe nga Kupa e Mbretit.

Shifrat tregojnë se problemi qëndron tek mbrojtja, duke parë se ata ka pësuar 42 gola në 37 ndeshje të kampionatit, shtatë më pak se Atletico dhe Barcelona të marrë bashkë.

Por, sipas “Don Balon”, përforcimet e ardhshme nuk do të jenë në mbrojtje. Në fakt, madrilenët duket se kanë vënë në shënjestër dy yjet e Premier League, Hazard dhe Salah.

Dy objektiva këta që mësohet të kenë marrë edhe miratimin e numrit 7 të Real Madrid, i cili do të mbushë 34 vjeç vitin e ardhshëm. Salah dhe Hazrad, gjithmonë sipas “Don Balon”, pritet të marrin vendet e Karim Benzema dhe Gareth Bale.

Related posts

ALLEGRI ME “DHIMBJE KOKE”/ Dëmtimi në kavilje: JUVE pa sulmuesin ndaj Man United

Isa.Autor

SFIDA EUROPA LEAGUE NDAJ BARCELONA-S/ Pedri: Kjo është frika jonë, shpresoj që ai të mos jetë në formë

Delo.autor

BEFASOJNË mediat braziliane: Portieri Alisson NUK vlen kaq shumë para

Isa.Autor

Leave a Comment