Futboll Sport

Lushnja surprizon Kukësin, goli i Gurit zhvlerësohet nga Pepa

Kukësi e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-1 kundër Lushnjes. Në fakt takimi që po luhet në stadiumin “Zeqir Ymeri” është një nge ndeshjet e cila u konsiderua me më pak rëndësi, pasi verilindorët janë shumë në formë, ndërsa ekipi mik e ka prerë biletën për të rënë nga Kategoria Superiore, megjithatë duket se asgjë nuk ka dalë sipas planeve.
Vendasit u menduan se do ta fitonin lehtë takimin kundër lushnjarëve, por 45-minutat e para nuk treguan diçka të tillë, pasi goli i të zakonshmit Guri u barazua nga penalltia e Pepës në minutën e 39-të.

Pjesa e parë – Takimi foli për ekipin e Kukësit, i cili u vu menjëherë në kontroll të lojës. Skuadra vendase ishte më lart se miqtë dhe kontrolloi topin. Në fakt, verilindorët ishin më afër portës së mbrojtur nga Spaho. Kukësi ishte më i rrezikshëm me sulmuesin Guri dhe me Shkodrën që e mbështeti mjaft mirë. Në fakt, duhet të vinte minuta e 33-të që të zhbllokohej rezultati. I zakonshmi Guri arriti të shfrytëzonte një përgjumje të mbrojtjes dhe arriti të dërgonte topin në rrjetë, duke shënuar golin e 17-të sezonal.
Lushnja nuk u dorëzua dhe në aksionin e radhës që pati në portën e vendasve fitoi një penallti. Mbrojtësi Hoxha gaboi në ndërhyrje dhe shkaktoi penallti. Sulmuesi Brunild Pepa e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe e dërgoi në rrjetë duke barazuar shifrat.
Pjesa e dytë pritet të jetë më e luftuar, pasi Kukësi do të tentojë gjithçka për të fituar takimin.

Kategoria Superiore, java e 32-të

Kukësi – Lushnja 1-1

 

Shënues: Guri 33’ / Pepa 39’ (pen)

Kukësi: Frashëri, Zderic, Musolli, Hoxha, Rrumbullaku, Idrizi, Dzaria, Imami, Ethemi, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pacult

Lushnja: Spaho, Magani, Prençi (Meto 22’), M.Korreshi, Marku, Gava, Taullau, Pepa, Papa, Mone, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Gjyqtar: Indrit Myrtja (Shkodër)

Kartonë të verdhë: Hoxha 38’ / Sefa 2’

Related posts

Nga tavulla te sportet ekstreme, ja cilat janë pasionet e modeles seksi (FOTO)

Sadik.Autor

Manchester United – Arsenal, formacionet e mundshme të supersfidës angleze

Sadik.Autor

A JU KISHTE MUNGUAR SHKËLZEN GASHI? Sulmuesi shënon dy gola në Zvicër dhe zëvendësohet menjëherë

Delo.autor

Leave a Comment