Futboll Seria A Sport

Ancelotti takohet me menaxherin e lojtarit të Tottenham

Carlo Ancelotti vazhdon të punojë si trajneri i ri i Napoli, duke u marrë me merkaton e klubit që e mbylli në vendin e dytë Serie A. Sipas “Gazzetta dello Sport”, ai është parë në Angli në shoqërinë e menaxherit të mirënjohur Joorabchian, ku është folur për të ardhmen e Moussa Dembele.

Mesfushori i Tottenham dëshiron të largohet pas gjashtë viteve në Londër dhe Napoli do të ishte destinacioni më i mundshëm. Kontrata e tij me Tottenham përfundon në qershor 2019 dhe paga e tij, 4 milionë euro në sezon, nuk është e papërballueshme për italianët.

Dembele do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Napoli, duke parë se mesfushorët Jorginho (drejt Manchester City) dhe Hamsik (drejt Kinë) kanë vendosur ta vazhdojë karrierën diku gjetkë. Dembele, që do të jetë pjesë e Belgjikës në “Rusi 2018”, luajti 28 ndeshje në Premier League me Tottenham gjatë sezonit të kaluar.

Related posts

Mbrojtësi i Francës futet në histori, pjesë e 10 legjendave që kanë arritur rekordin e jashtëzakonshëm

Isa.Autor

“ME MESSIN JEMI MË MIRË NË FUSHË”/ Futbollisti i Barcelonës kritikë me “spond” për trajnerin Koeman

Delo.autor

Pogba shënon supergol ndaj Rusisë

Sadik.Autor

Leave a Comment