Futboll Seria A Sport

MILAN E KËRKONTE PREJ KOHËSH/ Ylli i Udineses një hap larg firmës me Atletico Madrid. Ja detajet…

Rodrigo De Pol i cili aktualisht është i impenjuar me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës, është një hap larg firmës me Atletikon e Madridit, duke mos preferuar kuqezinjtë e Milanit që e kërkonin prej kohësh si zëvendësuesin ideal të Hakan Çalhanollusë.

Sipas asaj që raportojnë mediat iberike, fantazisti 27-vjeçar është i gatshëm të lërë skuadrën e Udinezes për t’iu bashkuar trajnerit bashkombas të tij, Diego Pablo Simeone.

Familja Poco kërkonte 40 milionë euro për De Pol dhe thuhet se akordi është arritur për shifrën e 35 milionë eurove plus 5 milionë euro të tjera bonuse.

Argjentinasi ka mbajtur më parë ka mbajtur veshur fanellat e Rasing Avejaneda, Valencias dhe për 5 vite fanellën e Udinezes.

Me skuadrën friulane në këtë sezon në të gjitha kompeticionet ai është aktivizuar në total në 38 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 11 asist.

Related posts

E FUNDIT/ Dembele nuk del në stërvitje, do kalimin te Manchester United. Ja arsyeja…

Delo.autor

DAJËS I DUHET NJË MREKULLI/ Ja si ndryshon Partizani pas vendimit të KAS-it

Delo.autor

E BUJSHME/ I premtoi besnikëri Juventusit, Dibala ka refuzuar të gjitha ofertat për Interin. Ja prapaskenat

F.autor

Leave a Comment