Futboll Sport

SHORTI I CHAMPIONS-IT/ Ramos: Nuk e doja Realin, jap jetën për PSG-në

Jo shumë muaj pas largimit nga Reali i Madridit, ish-kapiteni i “Merengues”, Serxhio Ramos, do të kthehet të luajë kundër Madridit në Champions. Shorti i Ligës së Kampioneve e ka vënë ekipin e tij të ri, Paris SG-në kundër ish-ekipit të tij, Realin.

Vetë Ramos ka komentuar shortin nga Madridi ku ndodhej për të inauguruar një gjimnaz. Ai nuk e ka fshehur faktin se nuk dëshironte një përballje të tillë.

“Ky ishte shorti, një kapriçio e fatit. Do të kisha dashur të përballesha me çdo ekip tjetër përveç Realit. Të gjithë e kanë të qartë dashurinë time për Madridin. Por tani jam një lojtar i Paris SG-së dhe më duhet të mbroj ngjyrat e klubit tim. Do të jap dhe jetën për klubin që më besoi mua”, ka thënë Ramos.

Mbrojtësi veteran ka folur dhe për situatën e tij në Francë, duke shtuar se pas një fillimi shumë të vështirë, më në fund gjërat duket sikur janë përmirësuar.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Transferohet në Greqi tek Apollo Larisa ish-lojtari i Kamzës… (FOTO)

Delo.autor

Shkëlqeu me Rusinë/ Klubi i madh francez firmos me talentin premtues (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Southampton. Rezultati 9-0

Delo.autor

Leave a Comment