Europa League Futboll Sport UEFA

Arsenali luan sezonin me Atleticon, Salzburgu për mrekullinë ndaj Marseille

Dy skuadrat favorite për të fituar edicionin e sivjetshëm në Europa League, Atletico e Madridit dhe Arsenali, do të përballen sërish mes tyre në atë që ndryshe konsiderohet si një finale të parakohshme, prej nga ku do të mësojmë edhe emrin e ekipit që do të sigurojë finalen e 16 majit, që do të zhvillohet në stadiumin e Lyonit.

Në “Emirates” dy klubet u përballen për herë të parë ndërmjet tyre në gjithë historinë e Kupave të Europës. Ndeshja ishte emocionuese, me londinezët që pavarësisht se kundërshtari zhvilloi më shumë se 80 minuta lojë me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq Vrsajlkos, nuk arritën dot të ruanin epërsinë e siguruar falë golit të Lacazzette, pasi francezi Griezmann barazoi, duke u dhënë një avantazh të konsiderueshëm Atleticos në sfidën e kthimit.

Los Cholchoneros në “Wanda Metropolitano” regjistrojnë në total vetëm dy humbje, njëra në Kupën e Mbretit, ndaj Sevillas, dhe tjetrën kundër Chelsea-t në Champions.

Arsenali është kualifikuar në 6 nga 7 përballjet gjysmëfinale në Kupat e Europës, ndërsa Atletico në krahun tjetër ka kaluar dy gjysmëfinalet që ka patur në formatin Europa League, me Liverpoolin në vitin 2010 dhe Valencian në 2012-ën. “Bardhekuqtë” nuk dështojnë në fazën gjysmëfinale që nga viti 1999, kur i eliminoi Parma.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Salzburgut dhe Olimpique Marseille, dy skuadra që ishin bashkë edhe në Grupin I të këtij edicioni. Në takimin e parë të zhvilluar në “Velodrome”, ekipi i Rudi Garcias arriti të fitonte 2-0, rezultat që përcjell qetësi në radhët e skuadrës franceze. Sidoqoftë, ekipi ku aktivizohet futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, që është njëkohësisht edhe zëvendëskapiten i Salzburgut, deri më tani ka treguar se edhe atëherë kur nuk pritet di të surprizojë, siç ishte rasti i ndeshjes kundër Lazios, ndaj edhe këtë herë do të mundohet maksimalisht ta befasojë klubin francez.

Related posts

20 VJET KARRIERË/ Samuel E’to i thotë lamtumirë futbollit (FOTO)

F.autor

“ARRATISET” PËR TË DASHURËN/ Prokurori kërkon 6 muaj burg për sulmuesin e Real Madridit

Delo.autor

ZYRTARE/ Tirana prezanton sulmuesin Xhixha, firmos akordin për 3 vite me “bardheblutë”

Delo.autor

Leave a Comment