Futboll Premier League Sport

Barça nuk e do më, Klopp gati t’i marrë yllin

Jurgen Klopp ka pranuar se është i interesuar që të afrojë në merkaton e verës, sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele. 20-vjeçari iu bashkua katalanasve verën e kaluar për 95 milionë paund por ka qenë i pafat pasi pësoi një dëmtim dhe iu desh kohë që të rikuperohej që më pas t’i bashkohej grupit të Ernesto Valverde. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi që e la prej disa muajsh jashtë fushe, francezi thuhet se nuk ka arritur t’i përshtet blaugranëve.

Dembele u transferua nga Borussia Dortmund për të zëvendësuar Neymar, i cili la “Camp Nou” dhe u bashkua me Paris Saint-Germain në verë.

Trajneri i Liverpool, Klopp u pyet nga gazetarët në konferencë për shtyp nëse ishte i interesuar për francezin dhe ai tha: “A është në merkato? Që tani jam i interesuar”.

Lojtari nuk u aktivizua as në barazim 2-2 që Barcelona mori në shtëpi ndaj Real Madrid mbrëmjen e djeshme. Valverde vendosi që t’a lërë në stol 20-vjeçarin, i cili ka zhvilluar vetëm 9 ndeshje si titullar në 14 të tilla që ka luajtur me katalanasit dhe ka shënuar një gol.

Fillimi i tij me gjigantët e La Liga-s ishte shumë i vështirë, pasi sulmuesi pësoi një lëndim serioz në muskuj që e la katër muaj jashtë fushës së blertë. Barcelona e ka pranuar tashmë që do të bëjë maksimumin për të afruar në “Camp Nou”, patriotin e Dembele, Antoine Griezmann, që aktualisht luan tek Atletico Madrid. Ardhja e 26-vjeçarit do të rrisë konkurrencën në grup dhe Dembele do ta ketë të vështirë që të fitojë një vend në formacion. Ndaj, transferimi te Liverpool mbase do të jetë një zgjidhje e mirë për të. Ashtu sikurse edhe Salah nga Roma, ia doli që të triumfojë dhe shkëlqejë në “Anfield”, mbase edhe francezi do të ketë mundësinë të shfaqë talentin e tij në kampionatin anglez.

Related posts

KLOPP MERR LAJMIN E MADH/ Ja ylli i Liverpool që rikthehet në prag të finales Champions

Delo.autor

ÇUDIA VJEN NGA ANGLIA/ Ja çfarë bën futbollisti pasi ndëshkohet me karton të kuq (FOTO)

Delo.autor

E KËRKONTE REALI/ Gjigantët anglez hyjnë në garë për “yllin” e Bayern Munchen

Isa.Autor

Leave a Comment