Futboll La Liga Sport

Barcelona gati të paguajë 15 milionë euro më shumë se klauzola për Griezmann

Marrëdhëniet mes klubit katalanas dhe Atletico Madrid janë të mira dhe drejtuesit e Barcelonës synojnë që kjo gjë të vijojë edhe në të ardhmen. Për këtë arsye, Barcelona është gati të paguajë një shumë më të madhe se klauzola prej 100 milionë eurosh për të marrë sulmuesin Antoine Griezmann, për të arritur nkështu jë marrëveshje para fillimit të Kupës së Botës, “Rusi 2018”.

Sipas mediave spanjolle, katalanasit kanë ofruar 15 milionë euro më shumë se sa klauzola 100 milionëshe që ka lojtari francez, për ta marrë atë brenda 14 qershorit, kur nis Botërori. Pra, në total Barcelona do të paguante 115 milionë euro.

Barcelona e ka një marrëveshje me Griezmann, që ka shumë dëshirë të veshë fanellën “blaugrana” sezonin tjetër, ndërkohë që edhe Atltico Madrid i di këtë gjë. Ndaj palët mund të arrijnë një “marrëveshje zotërinjsh” për të evituar konflikte, me Barçën që do të paguajë më shumë për të marrë lojtarin francez.

Palët kanë nisur bisedimet për të gjetur një marrëveshje dhe kjo duket e mundur, duke parë se të gjithë do të përfitonin nga ky transferim. Me shumën e përfituar nga transferimi i sulmuesit francez, skuadra e Atletico Madrid do të ketë mundësi të synojë një afrim tjetër “big” për sezonin e ardhshëm.

Related posts

“E dimë që për ne çdo gjë lexohet, por mjaft”. Klubi i Luftëtarit akuzon mediat

Sadik.Autor

VIDEO/ 100 ndeshje me fanellën e Milanit, por shihni 10 pritjet më spektakolare të Donnarummas

Q.Autor

DO TË LARGOHET NGA “CAMP NOU”/ Coutinho refuzon Manchester United për klubin…

Delo.autor

Leave a Comment