Boks Sport

Zyrtare, revanshi Alvarez vs. Porier më 1 qershor në UFC Fight Night Calgary

Të hënën, UFC ka konfirmuar se UFC Fight Night Calgary do të ketë event kryesor revanshin e peshës së lehtë Dustin Porier ndaj Eddie Alvarez.

Të dy luftëtarët kanë kohë që e kërkojnë këtë sfidë të madhe dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për ta bërë zyrtare, kështu që konfirmimi nuk është një surprizë e madhe.

Pritet të jetë një ndeshje e mrekullueshme përpara tifozëve kanadezë të Calgary.

Alvarez dhe Porier janë ndër luftëtarët më spektakolarë që ka UFC, të gatshëm të japin dhe të marrin grushte, por zotërojnë edhe aftësi të mëdha teknike.

Ata janë ndeshur njëherë në UFC 211 majin e kaluar por ndeshja nuk ishte e vlefshme pasi Alvarez u godit me një gju ilegal dhe Porier nuk ishte në gjendje të vazhdonte.

Që nga ai moment, të dy luftëtarët kanë pasur ndeshje të suksesshme, dhe revanshi ishte gjëja që kishte më shumë kuptim.

Related posts

ZYRTARIZOHET LARGIMI/ Klubi i Premier League shkarkon trajnerin pas humbjes

F.autor

DY “TITANËT” E FUTBOLLIT/ Messi apo Ronaldo, cili ka shënuar më shumë? Ja të gjithë numrat e karrierës

Delo.autor

GAFË NË STADIUMIN “ELBASAN ARENA”/ Shikoni se çfarë ka ndodhur pak përpara fillimit të sfidës Kukësi-Vllaznia (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment