Futboll Seria A Sport

TRONDITET INTERI/ PERISIC thyen heshtjen: Dua të luaj në Angli ose Spanjë

Ivan Perisiç është një nga lojtarët që arritën të shkëlqenin në kampionatin Botëror me Kroacinë. Kështu ai u vu në qendër të vëmendjes së disa skuadrave. Por me reagimin e fundit të lojtarit duket se Interi duhet të shqetësohet. Lojtari është shprehur në lidhje me interesimin e klubit se nuk do të refuzonte por duhet të flasin me klubin e tij aktual në fillim.

“Vitin e kaluar kam nënshkruar marrëveshje të re pesëvjeçare me Interin, duke gëzuar një status të madh në klub. Është e vërtetë se Interi nuk ka pasur rezultatet që duhet t’i ketë që nga viti 2010, ka pasur disa probleme, vendime të këqija, por disi ndjehem se jemi në rrugën e duhur për t’u kthyer në lavdinë e vjetër. Kam dëgjuar për disa klube që më duan mua, por ata duhet të bisedojnë me klubin tim dhe vetëm pas kësaj unë mund të bashkohem me negociatat dhe të vendos. Nëse do të ndryshoja klubin, mund të ishte vetëm për një ligë të lartë dhe klub më të mirë.

Vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, jam i lumtur te Interi, por ne të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur në futboll. Sinqerisht, do të dëshiroja të provoja veten në të gjitha ligat më të mëdha, por pyetja është se a do të kem kohë, jam 29 vjeç dhe punoj që të zgjas karrierën time për aq kohë sa të mundem. Po, do të doja të luaja në Angli dhe Spanjë, por nuk e di nëse ka mjaft kohë.”– ishte reagimi i plotë i lojtarit kur u pyet në lidhje me të ardhmen e tij.

Related posts

Liverpool shpërblen Firminon, ja çfarë i ofron sulmuesit brazilian

Sadik.Autor

SANE NË RREZIK PËR GJERMANINË/ Vendin ia “rrëmben” shoku i skuadrës te Bajerni

F.autor

PARTIZANI GJEN MBROJTËS TE VARDARI/ Të kuqtë i ofrojnë 45 mijë euro në

Delo.autor

Leave a Comment