Boks Sport

ÇFARË SPEKTAKLI/ Donald “Cowboy” Cerrone mposht Perryn dhe shkruan historinë (VIDEO)

Donald Cerrone as vetë nuk e kishte imagjinuar se mbrëmja e së shtunës në Denver do të ishte aq madhështore për të. Cerrone përveçse mposhti Mike Parry-n që në raundin e parë me “submission”, theu edhe dy rekorde të mëdha të UFC.

Kjo ishte fitorja e 21-të për të në UFC duke thyer rekordin që mbahej nga Georges St-Pierre dhe Michael Bisping; dhe fitoi për të 15-ën herë me “submission”, duke kaluar Anderson Silva dhe Vitor Belfort.

“Më shumë fitore në historinë e UFC!” shprehet Cerrone, i cili mori familjen e tij me vete në kafaz pas ndeshjes. “Çfarë nderi. Jam shumë krenar, ju dua të gjithëve.”

Cerrone u shpreh në fund se donte të rikthehej në peshën e lehtë, duke sfiduar Khabib Nurmagomedov.

 

Related posts

Franaca fiton Botërorin/ Tifozët “çmenden” pas suksesit të arritur ndaj Kroacisë 

Isa.Autor

TRIUMFOJNË ME “MANITA”/ Barcelona argëtohet ndaj Alavesit, Messi siguron trofeun individual

Delo.autor

SHQIPËRI-FRANCË/ Era Istrefi në përgatitjet e ceremonisë inaguruese të ”Air Albania Stadium”

Delo.autor

Leave a Comment