Bundesliga Futboll Sport

Bayern Munich trondit Juven, ofron 100 milionë për sulmesin argjentinas

Bayern Munich vazhdon të mendojë dhe formojë skuadrën përpara dhe për sezonin e ardhshëm. Në merkaton e dimrit, skuadrës bavareze iu bashkua Sandro Wagner për sulmin, ndërsa u konfirmua ardhja e Leon Goretzka nga Schalke 04, me të cilin mbyllet kontraktimi në qershor.

Sidoqoftë, lëvizjet do të vazhdojnë në funksion të sezonit të ardhshëm. Ka kohë që flitet për një largim të mundshëm të Robert Lewandowski, por gjëra konkrete priten në vazhdim. Skuadra bavareze, e cila do të trajnohet nga Niko Kovaç në sezonin 2018-2019, do të ishte shumë e interesuar të merrte shërbimet e Paulo Dybala.

Bayern Munich do të ishte i gatshëm të ofronte 100 milionë euro për ta bindur “Zonjën e Vjetër” dhe për të përfituar nga fërkimet që sulmuesi argjentinas ka pasur këtë sezon me Allegrin. Qëllimi është të bëjë para me Robert Lewandowski, në rast se sulmuesi polak do të largohet nga “Allianz Arena”.

Këto para pritet t’i riinvestojë për një lojtar të nivelit të parë, që u lejon bavarezëve të jenë ndër më të mirët në Europë. Pozita e “9” do të jetë në duart e Sandro Wagner, nga i cili kampionët gjermanë presin të bëjë një hap përpara në edicionin e ardhshëm, me argjentinasin si sulmues të dytë.

Related posts

“AI KA PASUR SHUMË OFERTA”/ Agjenti Raiola largohet nga zyrat e Inter, ja biseda me drejtuesit “Zikaltër”

Delo.autor

ZYRTARE/ Juventus shkarkon Igor Tudor, zgjidhet pasuesi i kroatit

F.autor

Mancini: Balotelli kapiten? E përcakton rregullorja!

Sadik.Autor

Leave a Comment