Futboll La Liga Sport

27 GODITJE PËR NJË GOL/ Lewandowski shënon më shumë se Real Madrid, ja statistikat

Reali i Madridit arriti një fitore ven dimtare në Champions kundër Gallatasarajit të martën në Stamboll. Skuadra e Zinedin Zidanit e bëri detyrën e saj, duke arritur fitoren e parë në grup, por ajo nuk erdhi pa vuajtje (vetëm 1-0, vendosi goli i Toni Krosit në minutën e 18-të, në ndeshjen e 100-të të gjermanit në Champions). Në Turqi u shfaqën edhe një herë problemet e rekordmenëve të Europës në sulm.

Hazard me shokë prodhuan plot 27 goditje në total, por në rrjetë topin e dërguan vetëm një herë, madje edhe goli erdhi pas një devijimi të një mbrojtësi. Nga këto 27 gjuajtje, 13 ishin në kuadrat dhe është edhe meritë e portierit Fernando Muslera që skuadra e Fatih Terimit qëndroi në lojë gjatë gjithë 90 minutave. Por pjesa më e madhe e rasteve të humbura rëndon mbi futbollistët madrilenë dhe mbi paaftësinë e tyre për të finalizuar saktë. 13 goditjet e spanjollëve në kuadrat ishin një rekord në vetvete, sepse prej sezonit 2003-2004, ata nuk kanë goditur kurrë kaq shumë portën kundërshtare në një ndeshje të Championsit në transfertë.

Rasti më i mirë i spanjollëve për të shënuar golin e sigurisë ishte me Eden Hazardin, kur belgu dribloi edhe Muslerën, por më pas bëri më të vështirën, duke stampuar topin në traversë. Të gjithë lojtarët  titullarë të Realit, me përjashtim të portierit Tibo Kurtua dhe qendërmbrojtësve Rafael Varan dhe Serxho Ramos, bënë nga një goditje gjatë ndeshjes kundër Gallatasarajit.

Në 12 ndeshjet e këtij sezoni, “Los Blancos” kanë goditur 212 herë në total drejt portës, me 76 të këtyre gjuajtjeve që kanë përfunduar në kuadrat, por vetëm 19 prej tyre kanë kaluar vijën fatale. Mes përballjeve të Ligës së Kampioneve të luajtura të përsëritura të paktën pesë herë në histori, Gallatasaraji-Real Madrid ka prodhuar mesatarisht më shumë gola për ndeshje: (4.67 gola). 28 golat janë realizuar në gjashtë duele.

levandovski

Më pak se Leva – Robert Levandovski ka një raport special me golin. Edhe sezoni aktual po konfirmon dhuntitë e tij si bomber. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut ka shënuar deri tani 18 gola mes Bundesligës, kupave dhe Ligës së Kampioneve. Këtyre u shtohen edhe tre gola me fanellën e përfaqësueses polake, të cilët e dërgojnë totalin e golave të shënuar në 21. Pra, dy gola më shumë sesa ka shënuar e gjithë skuadra e Zidanit.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet zyrtare Australi- Peru

Sadik.Autor

SUPER SFIDA NDAJ BOKSIERIT LUIS ORTIZ/ Kampioni i botës Wilder shpalos objektivin: Do të thyej rekordin e Mayweather…

Delo.autor

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ish-lojtari i Tiranës…

Delo.autor

Leave a Comment