Futboll Seria A Sport

DËSHTOI ME KOMBËTAREN/ Panucci pranë akordit me klubin italian…

Kristian Panuçi u shkarkua nga stoli i Kombëtares shqiptare pas humbjes 0-2 në “Loro Boriçi” ndaj Turqisë. Ndërkohë ditët e fundit në mediat italiane, emri i teknikut 47-vjeçar është listuar mes kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës së Salernitanës që militon në Serinë B italiane.

Panuci

Panuçi është në garë me trajnerin Delneri, gjithsesi mësohet se ende nuk ka një akord zyrtar mes palëve. Skuadra e Salernitatës kërkon të sigurojë qëndrimin në Serinë B, teksa renditet në vendin  e 10-të me 34 pikë.

Panuci

Vetëm 6 pikë e ndajnë nga zona e ftohtë. 3 humbjet në 3 ndeshjet e fundit, kanë vënë në lëvizje drejtuesit e klubit, të cilët po mendojnë për një trajner të ri.  Priten me mjaft interes zhvillimet në ditët në vijim për sa i përket të ardhmes së Panuçit.

Related posts

Juventusi si supermarket, PSG-ja dhe Murinjo tentojnë të “zhvasin” zonjën e vjetër

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Skëndebeu. Rezultati 1-2

Delo.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Arsenal gjen mënyrën për të dalë nga kriza, nënshkruan me talentin… 4-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment