Futboll Sport

Skënderbeu, zbardhet plani për të luajtur në Champions

Skënderbeu, pas dënimit të lënë në fuqi edhe nga vendimi i Apelit të UEFA-s, është në përpjekje për të çuar gjithç- ka në KAS, ashtu sikundër është përgatitur që në fillim të kësaj historie. Tashmë nuk ka më rrugë tjetër dhe korçarët po përgatiten për të bërë apelimin e radhës së këtij vendimi.

Menjëherë pas ardhjes të njoftimit zyrtar nga ana e organit më të lartë të futbollit europian, UEFA, drejtuesit e klubit të Skënderbeut janë konsultuar me zyrën juridike zvicerane për vijimin e kësaj historie. Sikundër bëjnë me dije burime të sigurta të “Panorama Sport”, vetë avokati mbrojtës i

Skënderbeut ka kërkuar që apelimi në KAS të shtyhet edhe disa ditë dhe të mos bëhej në moment, kjo për arsyen se fillimisht duhet të mbërrinte vendimi i argumentuar i Apelit dhe në përputhje me të do të shihej edhe mënyra e përpilimit të kërkesës për gjykim.

Tashmë pritet që nga momenti në moment të mbërrijë edhe vendimi i argumentuar i Apelit, i cili thuajse nuk ka ndryshuar nga ai vendim i Disiplinës disa muaj më parë.

Menjëherë pasi të kenë në dorë vendimin e plotë, juristët e klubit do të përgatisin edhe kërkesën për gjykim të çështjes në KAS, meqenëse afati është deri në 45 ditë nga dalja e vendimit. Këtë herë, ndryshe nga apelimi i bërë dy vite më parë, zyrtarët e klubit të Skënderbeut do të kërkojnë nga paneli i KAS-it që kësaj radhe çështja të shqyrtohet me themel dhe jo përciptazi sikundër ndodhi para dy vitesh.

Në këtë mënyrë duket se klubi kërkon të marrë përgjigjen e duhur në lidhje me ato hetime që UEFA ka nisur më herët dhe më pas kanë gjetur mbështetjen edhe në sistemin BFDS.

PLANI PËR CHAMPIONS

Duke qenë se çështja këtë herë do të shqyrtohet që në themel nga KAS-i, duke marrë në konsideratë të gjitha detajet e mundshme, do të kërkojë më shumë kohë për të dalë në një vendim përfundimtar. Në një situatë të tillë mbetet pezull çështja e pjesë- marrjes në Europë për këtë sezon. Dukshëm, Skënderbeu pretendon që në kohën kur çështja të jetë në shqyrtim të marrë pjesë në turet paraeliminatore të Ligës së Kampioneve. Kjo do të thotë se edhe avokatët zviceranë duket se po punojnë për këtë çështje.

Njëkohësisht, me kërkesën për rigjykim, klubi i Skënderbeut do të bëjë një tjetër shkresë drejtuar KAS-it që kjo e fundit të kërkojë nga UEFA që vendimi i Apelit të mos marrë formë të prerë. Kjo do të lejonte Skënderbeun që të marrë pjesë në Europë, por duke marrë me vete të gjitha përgjegjësitë dhe në rast se vendimi nuk e shpall të pafajshëm, duhet të dëmshpërblejë UEFA-n. Pak a shumë ky është plani i korçarëve për të siguruar pjesëmarrjen në Champions.

Related posts

“PORTUGEZËT NUK U TREGUAN KORREKTË”/ Talenti shqiptar rrëfen aventurën në shtetin luzitan

Delo.autor

PËRCAKTOHEN RIVALËT E TURIT TË TRETË NË EUROPA LEAGUE/ Ja me kë do të përballen ekip shqiptare nëse kualifikohen

Delo.autor

ÇMENDURI ARABE/ Oferta për Salah është e padëgjuar, kalon edhe CR7. Dorëzohet Liverpool, “peshkon” në Serie A pasuesin e egjiptianit

F.autor

Leave a Comment