Futboll Ligue 1 Sport

Kjo deklaratë e Breitner për Neymar tërbon Paris SG

Kjo merkato vere pritet të jetë e ethshme për “Los Blancos”, pasi presidenti Florentino Perez pritet të zbars thesin për të afruar në skuadër futbollistët më të mirë në qarkullim. Ditët e nxehta të verës do të dominohet nga shpresat e Real Madridit për të nënshkruar me Neymar, por një ish-ylli i “Los Blancos”, Paul Breitner, tashmë beson se sulmuesi brazilian do të bashkohet përpara sezonit të ardhshëm.

Fituesi i La Liga me Realin në vitin 1975 dhe 1976, është i sigurt se Neymar do të transferohet në Madrid, ndërsa beson se ai do të jetë një lojtar kyç në “Santiago Bernabeu” në sezonin 2018/2019. “Neymar do të jetë shumë i rëndësishëm për Real Madridin vitin e ardhshëm”, tha “Breitner” për “Sport 1” duke e bërë fakt të kryer transferimin e brazilianit në Madrid.

Tifozët e Paris Saint-Germain kanë qenë të pakënaqur me mungesën e sulmuesit të krahut në kryeqyteti francez që nga dëmtimi i brazilianit, ndërsa Unai Emery ka diskutuar kohët e fundit se si Neymar ka marrë kohë për t’u përshtatur në mjedisin e tij të ri. “Ai nuk është aty çdo ditë, por ai ende nuk është përfshirë në 100 për qind në Paris, në ligën franceze”, i tha trajneri “SFR Sport”.”

Është një proces dhe në PSG e kemi integruar atë në grup, ku duam që ai të ndjehet i mirëpritur”, shtoi ai. E ardhmja e 26-vjeçarit kohët e fundit ka qenë e pasigurt në “Parc des Princes”, me spekulimet e shumta që e lidhin me një kalim te Real Madrid. Edhe ish-sulmuesi në një farë mënyrë e ka pranuar se do t’i pëlqente të luante me portugezin Cristiano Ronaldo. Këtë javë Neymar është kthyer në Francë për të vazhduar rehabilitimin e këmbës së dëmtuar përpara Kupës së Botës. Dy muaj pas operacionit, 26-vjeçari u kthye në Paris, ku do të qëndrojë derisa të rikuperohet plotësisht.

Related posts

Napoli tallet me Juventusin: “Tripletat tuaja: doping, Calciopoli dhe Serie B”

Q.Autor

SUPERNDESHJA/ Reus barazon rezultatin kundër Bayern Munichut

Isa.Autor

NGA “FERRI” NË “PARAJSË”/ Inter e Milan shkruajnë historinë në Champions

F.autor

Leave a Comment