Formula 1 Sport

Bottas: Më mungon fitorja, në Formula 1 gjithçka është e mundur

Fitorja e parë sezonale për pilotin Valtteri Bottas nuk po vjen ende edhe pse finlandezi i Mercedes i është afruar shumë asaj. Në Azerbajxhan fati ndali Bottas nga fitorja 3 xhiro nga fundi, kur i shpërtheu goma, ndërsa në garën e fundit në Spanjë u rendit i dyti. “Synoja fitoren në të dyja këto gara, por nuk kam patur fat. Në Spanjë bëmë një garë të mirë, kisha besim te makina dhe skuadra dhe vendi i dytë ishte maksimumi”, tha finlandezi.

“Makina është fantastike në garat e fundit jemi treguar shumë të aftë për të përfituar nga situatat dhe gabimet e rivalëve. Edhe strategjia në Spanjë ishte e mirë, ndaj jam i kënaqur nga paraqitjet në garat e fundit edhe pse kam synuar fitoren. Shpresoj që sa më shpejt të ngjiten në majën e podiumit, pasi e di që kam mundësi të jem mes më të mirëve dhe të duloj për titullin kampion. Në Formula 1 asgjë nuk është e pamundur”, u shpreh Bottas.

Related posts

“ATA MENDOJNË SE…”/Hazard nis ankesat: Sarri kërkon shumë dhe po e irritoj

Delo.autor

COUTINHO NGA MILAN NË BARCELONË/ “Rosaku i shëmtuar” që është bërë “mjellmë”

Isa.Autor

KËRKOHET NGA SERIE A/ Drejtori sportiv i Sasuolos: Bajrami objektiv? Qëllimi është që…

Delo.autor

Leave a Comment