Futboll Seria A Sport

MIDIS FUSHËS DHE MERKATOS/ Ancelotti jep lajmin e madh: Allan nuk grumbullohet për sfidën ndaj Milanit

Midis fushës dhe merkatos. Napoli përgatit sfidën kundër Milanit në “San Siro”, në fund të një jave të karakterizuar nga thashethemet për Allan. Në fund, braziliani do të mbetet te napolitanët, me klubin e presidentit De Laurentiis, i cili rezistoi pavarësisht nga këmbëngulja e PSG (oferta prej 100 milionë euro nuk u bë).

Mesfushori nuk do të jetë me ekipin për ndeshjen në Milano, por Ancelotti është i sigurt që lojtari do të qëndrojë edhe për pjesën e dytë të sezonin me të.

“Allan nuk është në listën e lojtarëve të grumbulluar sepse javën e shkuar u trondit, është stërvitur shumë pak dhe shpresojmë ta kemi gati për ndeshjen e së martës” – tha trajneri i bluve në konferencë për shtyp.

“E vetmja gjë që unë e di është që do qëndrojë, për fat të mirë. Asgjë më shumë, ai është i rëndësishëm për ne. E gjitha ishte e qartë, klubi nuk kishte nevojë për të shitur”, shtoi më tej Ancelotti duke theksuar se edhe lojtari nuk ka kërkuar të largohet.

Për Ancelottin është emocion i dyfishtë rikthimi në “San Siro”: Jam i kënaqur që do kthehem në Milano, unë kurrë nuk do të luaja nëse do të ishte për mua (kundër Milanit), por ne bëjmë këtë punë dhe nuk mund t’i shpëtojmë kësaj. Me Gattuson jam shumë i lidhur, ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm për mua.”

Kapiten i Koulibaly në Milano? “Ne do ta mendojmë këtë, por nuk duam t’i fryjmë gjërat. Nëse luan Hamsik ai do të jetë kapiten, përndryshe Insigne ose Callejon dhe Albiol. Unë besoj se problemi i racizmit është tani në vëmendjen e të gjithëve. Shpresojmë se nuk ndodh asgjë në Milano, por nëse ndodh diçka, unë shpresoj që secili të bëjë diçka për ta zgjidhur atë.

Kam kontratë trevjeçare, vkanë kaluar etëm gjashtë muaj dhe nuk ken folur kurrë për këtë. Nuk ka sirena rreth meje apo rreth kompanisë. Unë jam shumë mirë te Napoli, dhe Napoli është mirë me mua gjithashtu (qesh) “.

Related posts

Eder Banega shënon ndaj Italisë

Sadik.Autor

ZËVËNDËSUESI I RONALDOS/ Ish shoku i skuadrës së Neymar: Ai do të kthehet në Spanjë, por…

Sadik.Autor

LIVERPOOL-WOLVES/ Klopp synon të thellojë diferencën me ndjekësit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment