Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Censura e çuditshme, televizioni iranian zhduk arbitren e ndeshjes në Bundesliga

Pjesëmarrja e arbitres femër Bibiana Steinhaus në ndeshjen e Bundesliga-s gjatë fundjavës së kaluar mesa duket nuk është diçka që pranohet nga televizioni iranian.

Kjo pasi regjia është përpjekur gjatë gjithë kohës të fshehë drejtuesen e ndeshjes në ndeshjen mes FC Koln dhe FC Bayern.

Të shtunën e kaluar Steinhas ka drejtuar ndeshjen mes Koln dhe Bayern. Ndeshja nuk është transmetuar vetëm në Gjermani, por edhe në Iran. Por mesa duket shikuesit iranianë nuk duhet të shihni arbitren femër teksa fërshëllente ndeshjen.

Iranianët kanë censuruar pamjen e saj sikur të ishte një film pornografik.

Censura është zbuluar nga një gazetare e ARD: Ishte një ndeshje e çuditshme mjeshtrat e censurës në Iran. Bibiana është shfaqur vetëm gjatë pamjeve nga lart, dhe sa herë që pamjet ishin nga afër, ajo censurohej,” shkruante në Twitter Natalie Amiri.

Related posts

Ze Maria nuk kënaqet me barazimin dhe flet për PARTIZANIN: Derbi është ndeshja me e lehtë

Isa.Autor

TIRANA-TEUTA/ Ja sa tifozë do të jenë të pranishëm në “Air Albana”

Delo.autor

E RRALLË NË BUNDESLIGA/ Tifozët e Frankfurtit hedhin vezë pashkësh në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment