Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Hamburgu bie mes flakëve, Dortmund humbet ndaj Hoffenheim

Ndërkohë Borussia Dortmund duhet ta konsiderojë veten me fat pasi, megjithëse humbi 3-1 ndaj Hoffenheim, ka siguruar një vend mes katër më të mirëve duke u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm. Ekipi që doli humbës nga kjo situatë ishte Leverkusen, që megjithëse fitoi 3-1 ndaj Hannover, për shkak të golavarazhit është renditur vetëm në vendin e pesët. Vetëm një gol i duhej Aspirinave për të siguruar kualifikimin në Champions, por në fund pësuan një gol që u shoi shpresat.

HSV Hamburg, ekipi që nuk e kishte provuar ndonjëherë shijen e kategorisë së dytë, më në fund do ta provojë veten në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm.

Megjithëse fitoi ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, nuk mjaftoi për të siguruar një vend play-off pasi Wolfsburg ka mposhtur FC Koln.

Kishte vite që Hamburg i vërtitej rënies, dhe tani duhet të përballet me realitetin se nuk mund të krenohet më me faktin se nuk ka rënë ndonjëherë në kategorinë e dytë.

Related posts

“PO BËNTE SKI ME MBROJTËSIT”/ Ish-futbollisti Bak: Polonia duhet të quhet “Lewandowski dhe shokët e tij”

Delo.autor

Ilir Daja te Flamurtari, kontratë 2-vjeçare për trajnerin

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Martini: Kriza e pikëve të fut në siklet, nuk duhet të binim pre e provokimeve

Delo.autor

Leave a Comment