Bundesliga Futboll Sport

Heynckes SHOKON kombëtaren e gjermanisë, me deklaratën për kapitenin e “Pancerave”

Manuel Neuer është afër një rikthimi në stërvitje të plotë, por nuk do të jetë i përfshirë në ndeshjen e Bundesligës, që Bayern Munich do ta luajë në Këln të shtunën. Sidoqoftë, trajneri Jupp Heynckes mbetet i rezervuar rreth perspektivave të pjesëmarrjes së portierit në Kupën e Botës.

Gjermani ndërkombëtar nuk ka luajtur për Bayernin që nga shtatori, teksa ka vijuar gjatë betejën e rikuperimit nga një frakturë “metatarsale”. 32-vjeçari ka qenë një titullar i padiskutueshëm për klubin bavarez dhe kombëtaren gjermane, por tani po përballet me perspektivën e humbjes së vendit në skuadrën e drejtuar nga Joachim Low.

Pra, portieri rrezikon të mos jetë pjesë e Gjermanisë në Kupën e Botës në Rusi, sepse nuk është ende në gjendje për të provuar gatishmërinë e tij. “Ai nuk do të jetë me skuadrën, të shtunën, – tha Heynckes në një konferencë shtypi, të premten. – Sot ai do të trajnohet një pjesë të seancës me ekipin dhe do ta përshpejtojë rikthimin e tij, kështu që do të bëjë një tjetër hap përpara javën e ardhshme”.

I pyetur se kur do të kthehet në veprim, Heynckes tha: “Kjo varet nga mjekët dhe vetë Manuel. Unë nuk mund të them më shumë për momentin”. Sa për shanset e tij, për të luajtur në finalen e “DFB-Pokal”, kundër Eintracht Frankfurt, më 19 maj, Heynckes tha: “Është shumë herët…”

Neuer, ndërkohë, ka luajtur një rol të madh në triumfin e Gjermanisë në Kupën e Botës 2014, në Brazil, por mund të kthehet si zëvendës i Marc-Andre Ter Stegen muajin e ardhshëm, si pjesë e “Die Mannschaft”, që do të kërkojë të mbrojë kurorën.

Related posts

13 HERË KAMPIONËT E EUROPËS/ Reali publikon listën e lojtarëve për Champions, mungon një emër i madh

Delo.autor

Poloni – Lituani/ Lewandowski me shokë kanë mundësi për goleadë

Sadik.Autor

MICKI SCHUMACHER FRYMËZOHET NGA BABAI/ Çfarë bën gjatë vizitës në Maranello

F.autor

Leave a Comment