Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Del Bosque: Asnjë lojtar i Liverpool nuk do të ishte titullar te Real Madrid

Ish-trajneri i Real Madrid Vicent Del Bosque insiston se asnjë lojtar i Liverpool nuk do të luante titullar te Real Madrid teksa dy skuadrat po përgatiten të ndeshen në finalen e Champions League.

Megjithëse te Të Kuqtë luajnë lojtarë të rangut botëror si Salah apo Van Dijk, 67-vjeçari – i cili ka fituar Champions League me Los Blancos – mendon se Real do të fitojë në finale ndaj një ekipi më të dobët.

“Real Madrid ka një skuadër të madhe, e cila për momentin është më e mira në botë,” shprehet Del Bosque për spanjollen COPE.

“Mendoj se Real do ta mposhtë Liverpool 4-1.

“Nuk mund të gjej një lojtar të Liverpool që do të përmirësonte Real-in, madje as Salah. Bale dhe Benzema janë shumë të mirë. Dhe Ronaldo është ai që përmirëson të gjithë ekipin.”

Related posts

“FUTBOLLI GJERMAN ËSHTË I ÇMENDUR”/ Roca: Ja diferenca mes Nagelsmann dhe Flick

Delo.autor

(FOTO) Njihuni me 10 ‘yjet’ e skuadrave të mëdha të cilët priten të largohen në janar

Q.Autor

TELUSHI RIKTHEN PARTIZANIN TE FITORJA/ -1 nga Skënderbeu në krye

Isa.Autor

Leave a Comment