Futboll Sport

Çmenduria e Sunderland: Ja kush është kapiteni i ri

“Nuk ka më keq”, tifozët e Sunderland do të kenë menduar pikërisht këtë gjë një vit më parë, pas rënies së papritur në Championship. Por e keqja nuk ka fund, dhe këtë vit, ata u renditën të fundit në Championship dhe ‘Black Cats’ janë zhytur në humnerën e League One, e barabartë me Kategorinë e Dytë. Një grimcë dinjiteti dhe shprese u pa vetëm në ndeshjen e fundit, ku fituan 3-0 kundër Wolves, ekip që dominoi gjatë gjithë sezonit, duke siguruar ngjiten e drejtpërdrejtë në Premier League.

Por kjo nuk ishte kjo ndeshje që i dha shpresë tifozëve të Sunderland, por 3 minutat e fundit të takimit, të destinuara për të hyrë në historinë e klubit. Momenti i zëvendësimit për Sunderland në Stadium of Light: largohet John O’Shea, 37 vjec, kapiten dhe pjesë e ekipit që prej vitit 2011. Në vend të tij një djalosh i ri i cili në këtë sezon, në vetëm një vit, ka debutuar me U18 dhe me U-21, duke u bërë simboli i ekipit, lojtari ku do të bazohet e ardhmja e skuadrës.

Por jo, Bali Mumba nuk e la me kaq, sepse O’Shea, në momentin që po dilte nga fusha, i dha shiritin, duke u bërë në këtë mënyrë kapiteni më i ri në historinë e Sunderland dhe ndoshta në tërë historinë e futbollit. Vetëm 16 vjeç. E ardhmja e tij duhet të ishte si ajo e të gjithë bashkmoshatarëve të tij: të ndjekin shkollën dhe, në fund, të marrin provimet e maturës. Por askush nuk e di të ardhmen, mbase Bali në dy vjet mund të jetë kapiteni i Sunderland në Premier League.

Related posts

Petr Cech konfirmon interesin e Napolit, por e ardhmja ime…

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Ky është rekordi historik i Barcelonës ndeshjet e fundit

Isa.Autor

SFIDA NDAJ KAZAKISTANIT NË NATIONS LEAGUE/ Luks zgjedhjesh, Kombëtarja ka gati 4 formacione në dispozicion

Delo.autor

Leave a Comment