Futboll Sport

Talenti shqiptar në formacionin e javës në Kroaci

Lirim Kastrati zgjidhet në formacionin e javës në kampionatin kroat. Paraqitjet e mira që ka bërë në vazhdimësi për Lokomotivën e Zagrebit duket se i kanë dhënë frytet për talentin 19-vjeçar që pak muaj më parë u bë ‘sebep sherri’ mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Pasi ka luajtur si titullar për 90’ në ndeshjen e të premtes kundër Rijekës, të fituar 1-0 nga skuadra e tij, Kastrati është vendosur në rolin e mesfushorit të djathtë të avancuar, në rreshtimin e formacionit të javës të kampionatit kroat.

Javë pas jave 19-vjeçari po tregon se ka potencial dhe pavarësisht se jo më kot drejtuesit e përfaqësueses kroate e kanë piketuar për ta bërë pjesë të kombëtares së tyre. Siç ka raportuar edhe “Eduasportin.com” më herët, lojtari pritet të pajiset me pasaportë kroate dhe kjo i hap rrugën drejt tregut të përbashkët të vendeve të BE-së dhe vetë kombëtares së Kroacisë. Deri tani, Kastrati ka luajtur një pjesë të mirë të ndeshjeve me Lokomotivën, duke shënuar edhe 3 gola.

Në formacionin e javës është përfshirë edhe ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani, edhe pse skuadra e tij, Dinamo Zagreb, barazoi të premten 2-2 kundër Slaven Belupo. Listës ‘shqiptare’ në skuadrën e javës në Kroaci i bashkohet edhe Leonard Zuta i Rijekës, edhe pse ekipi i tij u mund pikërisht nga Lokomotiva e Kastratit javën e kaluar.

Related posts

U INFEKTUA NJË MUAJ MË PARË ME COVID-19/ Ndërron jetë nga Koronavirusi sportisti 28-vjeçar…

Delo.autor

YLLLI I “LOS BLANCOS” KËRKON LARGIMIN/ Real Madrid nis bisedimet, titullari refuzon rinovimin me madrilenët

Delo.autor

MOTO GP/ U aksidentua në Silverstone, mjekët marrin vendimin për pilotin italian

Delo.autor

Leave a Comment