Futboll Sport

Dalipi flet për problemet: Ja si është situata me Çanin dhe Telushin

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, foli pas ndeshjes së fituar me Vllazninë me rezultatin 2-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ai është i kënaqur, pasi ekipit i rikthehet qetësia.

Fitorja – “Javë shumë e vështirë, pasi dihej se pikët e Vllaznisë i duheshin. Më vjen keq për shkodranët, pasi kam qenë pjesë e tyre. Ky është futbolli, pasi duhej të luajmë drejt. Bëmë lojën tonë”. 
Tolerimet – 
“Nuk më takojnë mua të flas për këtë. Ne kemi objektivin tonë, pasi kemi bërë shumë hapa flas. Duam Evropën, dhe duhet të vazhdojmë me fitore. Kemi merituar fitoren me Vllazninë dhe nuk duhet të bëjmë më hapa fals”.
Objektviat – 
“Do luftojmë deri në fund dhe shpresojmë të fitojmë çdo ndeshje. Besoj se kjo javë do të jetë pak më e qetë. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për ne. Ne nuk u kthehemi lojërave të mira, pasi nuk po luajmë mirë. Vllaznia na rrezikoi fillimisht, por goli i Asanit na ndihmoi, pasi dolëm në lojën tonë”. 
Përplasjet në stërvitje  –
 “Kam qenë lojtar vetë dhe kur nuk arrihet objektivi dhe tensioni është i pranishëm. Vjen fundi i sezonit dhe lojtarët dhe unë si trajner humbasim pak durimin. Ne i kemi sheshuar gjërat, pasi Çani ishte me ne, Telushi në formacion”.
Evropa – 
“Nuk e di, shpresoj. Do të isha shumë i kënaqur nëse hyjmë në Evropë. Do ishte një sezon”.

Related posts

Manchester United pa Lukakun, por shpreson te Sanchez ndaj West Ham

Sadik.Autor

Dorëzohet Conte: Nuk konkurojmë dot me ekipet e Manchester!

Q.Autor

DËNIMI I KLUBIT DHE TIFOZËVE/ “Fanaticsat” reagojnë ashpër kundër Komisionit të Disiplinës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment