Futboll Sport

Dopjetë e Dzarias, por Luftëtari arrin të marrë një pikë të artë Kukësit

Kukësi e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë kundër Luftëtarit pas dopietës të shënuar nga Dzaria. Edhe pse pritej më shumë nga Luftëtari, ekipi i Paclut, luajti më mirë në këtë fraksion duke e dominuar kundërshtarin.

Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen në “Zeqir Ymeri” duke kaluar në avantazh pas 12 minutash lojë. Lojtari i momentit në Superiore, Guri jep një asist për Dzaria në hyrje të zonës, i cili pasi kalon një mbrojtës gjuan drejt portës, duke mposhtur portierin Athanasopulos. Në avantazh Kukësi luan më mirë duke administruar lojën, me miqtë që provojnë me të gjitha mënyrat të rihapin ndeshjen. Pak para fundit, verilindorët gjejnë edhe golin e dytë me anë të Dzaria, që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë pas asisti të Ethemi (37′).

Pjesa e dytë nis me një ndryshim për Kukësin, që detyrohet të nxjerrë nga loja pikërisht bomberin e Superligës, Sindrit Guri, i cili nuk mund të vazhdojë më për shkak të problemeve muskulore në kofshë. Në vendin e tij hyn në fushë Balde.

Por janë gjirokastritët ata që do të rihapin ndeshjen në minutën e 54-t, kur Lamçja ngushton shifrat duke finalizuar një aksion të bukur. Futbollisti i Luftëtarit merr një asist të bukur nga Shkurtaj dhe e ka të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë. Rezultati fiksohet në shifrat në shifrat 2-1. Një gol që i jep zemër miqve, të cilët e rrisin presionin dhe afrohen vazhdimisht rrezikshëm në anët e Koliçit. Në minutën e 72-të, Ramadani është shumë pranë golit kur pas një goditje nga këndi merr një toip në hyrje të zonës dhe gjuan menjëherë. Topi kalon ngjitur me shtyllën e djathtë të Koliçit. Vetëm dy minuta më vonë, Bregu ekzekuton bukur një goditje dënimi por gardiani i Kukësit kupton gjithçka dhe bllokon topin. Presioni i Luftëtarit do të kurorëzohet në minutën e 76-të, kur Jackson merr një kosim nga e djathta dhe godet saktë në diagonal me të majtën, duke shënuar golin e barazimit. Me rezultatin 2-2 duket se të dyja skuadrat bien dakord dhe deri në fund nuk ka raste për t’u veçuar. Luftëtari vazhdon të ruajë vendin e tretë dhe biletën për në Evropë, ndërsa Kukësi e ka blinduar vendin e dytë.

 

Kukësi-Luftëtari 2-2

Shënues: Dzaria 12’, 37’ / Lamçja 55’, Jackson 77’

Kukësi: Koliçi, Zderic, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria (Imami 39’), Idrizi, Shkodra, Ethemi (Ebipi 66’), Guri (Balde 46’). Trajner: Peter Pacult

Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Beqiri (Demo 31’), Jakovljevic (Liçaj 18’), Jackson, Aleksi, Ramadani, Rapo, Bregu, Lamçja (Abazaj 58’), Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Related posts

Pagliuca: Strakosha në një nivel me Handanovic e Allison

Q.Autor

E BUJSHME/ Kombëtarja europiane merr lajmin e keq, sulmuesi dëmtohet para “EURO 2020”

Delo.autor

REVOLUCIONI “LOS BLANCOS”/ Hazard, gjithnjë e më pranë REALIT

F.autor

Leave a Comment