Futboll Seria A Sport

De Laurentins përgëzon Juven: E meriton titullin, ne na mbaroi karburanti

Në një intervistë për të përditshmen “Gazzetta Dello Sport”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka folur për sezonin që po mbyllet në Serinë A, ku edhe një herë Juventus duket se do të shpallet kampion, ndërsa Napoli do të renditet i dyti. Presidenti napoletan pranon se bardhezinjtë e merituan titullin dhe se nuk kanë vjedhur askënd, përfshi edhe në ndeshjen që kampionët e Italisë fituan ndaj Interit një javë më parë, ndryshe nga sa është folur në media.

“Interi e humbi atë ndeshje për faj të Spallettit. Juventusi nuk ka vjedhur asgjë. VAR ka qenë herë pro e herë kundra, ndaj nuk ka të bëjë me këtë gjë. Juventus u tregua më e saktë në pjesën e dytë të kampionatit”, tha De Laurentiis. Duke folur për Napolin dhe këtë rënie në fundin e kampionatit, ai shtoi: “U detyruam ta nisnim më herët grumbullimin këtë sezon, pasi luanim në play off të Champions League. Kjo bëri që karburanti të mbarojë që në prill”, tha presidenti napoletan.

Ai hedh disa “akuza” ndaj trajnerit Maurizio Sarri, në lidhje me zgjedhjet e bëra: “Ishim në krye të kampionatit për 24 javë, madje ishim edhe 17 pikë avantazh ndaj vendit të tretë. Duhej të kishte lënë pushim disa lojtarë dhe aktivizuar disa të tjerë më shumë, për të qenë më të freskët fizikisht në këtë fundsezon. Por kjo nuk ndodhi. Kur u dëmtu Gjhoulam zbuluam se Mario Rui është një lojtar i madh, por si ky rast mund të kishim edhe të tjerë”, tha De Laurentiis.

Presidenti është ende në dyshim në lidhje me qëndrimin e trajneri Maurizo Sarri në krye të ekipit: “Gjithçka varet nga ai, por ky nuk është momenti, ta lëmë të punojë i qetë. Unë kam biseduar disa herë këtë vit. Nëse do të qëndrojë, për mua do të jetë kënaqësi. Nëse do të largohet, dikush duhet të paguajë klauzolën që ka me mua”

Related posts

BËN DEKLARATËN E ÇUDITSHME/ Sarri: Të na thonë nëse COVID-19 është i rrezikshëm apo jo

Delo.autor

ÇMENDET Arsenali/ Londinezët ofrojnë 25 milionë euro për mbrojtësin e Betis

Isa.Autor

“NUK DO E FTOJA NË DITELINDJE…”/ Klopp: S’më pëlqeu çfarë i bëri Ramosi…

F.autor

Leave a Comment