Futboll Sport

E konfirmuar: Guri pranon ofertën, ja pse ka zgjedhur Belgjikën

Sindrit Guri shtoi edhe një gol në llogarinë e tij në përballjen me Lushnjën dhe tanimë i numëron 17 të tillë. Jo vetëm golat, por edhe paraqitjet kanë qenë bindëse dhe e ardhmja e tij është larg Kukësit, që nga ana tjetër kërkon të përfitojë financiarisht. Prej ditësh shkodrani e ka bërë të ditur se do të luajë në Belgjikë, edhe pse Peter Pacult i ka sugjeruar të transferohet në Austri. Disa klube atje e kanë parë me kujdes sulmuesin, por Guri ka sqaruar zgjedhjen e bërë.

“Profesori më ka sugjeruar kampionatin austriak, por e kam ndarë mendjen bashkë me familjen dhe kam zgjedhur Belgjikën. E para, oferta ka ardhur konkrete dhe më janë ofruar disa garanci edhe në lidhje me minutazhin. Është shumë e rëndësishme të luaj”, ka thënë mes të tjerash Guri në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në Supersport. Në lidhje me emrin e klubit, sulmuesi nuk e bën me dije, duke pritur që të zyrtarizohet marrëveshja.

Guri ka konfirmuar edhe se oferta për kartonin e tij është 500 mijë euro. “Është e vërtetë që janë ofruar 500 mijë euro. Kam pasur disa oferta dhe besoj se kemi gjetur klubin ku do të luaj. Ka bërë ofertën më të mirë për mua, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe atë sportiv. Unë e kam bërë zgjidhjen time, por do të flas vetëm pasi të përfundojë gjithçka. Menaxheri im dhe klubi po negociojnë me Kukësin”, ka shtuar Guri.

Për sulmuesin kontrata që i është ofruar është 3-vjeçare dhe prej saj pritet të përfitojë rreth 300 miëj euro në sezon, 200-fish më shumë nga sa merr te Kukësi, ku në një sezon merr 20 milionë lekë. Burime të EDS ditë më parë kanë bërë me dije se Genk me shumë mundësi do të jetë ekipi i ri i Gurit, ndërkohë që në media është raportuar edhe për interesimin e Gent, Oostende dhe Zulte-Waregem. Pritet të mbyllet marrëveshja për të zbuluar ekipin e ri në rrugë zyrtare.

Related posts

INTERI DYFISHON SHIFRAT/ Shënon golin e dytë Candreva (VIDEO)

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ ATLETIN spanjoll e gjen “belaja”: E ngatërrojnë me aktorin e PORNOS

Isa.Autor

I SURPRIZON TË GJITHË/ Ballkani i Bledi Shkëmbit shkëlqen në miqësore, “leksion” skuadrës së Superligës polake

Delo.autor

Leave a Comment