Futboll Sport

SPECIALE/ Të gjithë po “qajmë” Vllazninë, a po mendon dikush për “agoninë” e Dinamos

Futbolli shqiptar çdo dutë e më tepër po rrëzon disa barriera të cilat as që mendoheshin vite më parë. 10 vite më parë Partizani pësojë një dramë duke u katandadisur deri në kategorine e dytë edhe pse është konsideruar si skuadra e shekkullit 20-të. 1 sezon më parë Tirana befasoj të gjithë futbolldashësit duke përjetuar një shok në karrierën e lavdishme të bardhebluve të cilët i kanë dhën tonin futbollit tonë si ekipi më i titulluar në shqipëri. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe djepi i futbollit, Vllaznia e cila duket e destinuar për të rën nga elita e sportit me popullor. Klubi shkodran po e vuan shume këtë situatë pasi për ta futbolli është më shume se një ngjarje sportive. Pa dyshim do të ishte një humbje e madhe pasi fanella që ka furnizuar edhe kombetaren “kuqezi” ndodhet në agoni.
Po Dinamo?
Dinamo e konsideruar si “nëndetsja blu” është ekipi i dytë më i titulluar në vend dhe prej vitesh gjendet e pashprese në kategorin e parë. Klubi kryeqytetas ndodhet në mëshirë të fatit, pa finaca, pa stadium dhe aq më keq pa një objektiv për tu rikther në Superiore. Sot më shume shumë se kurrë futbolli po bëhet ndjeshëm komercial. E megjitahtë kampionatit shqiptaë i mungojnë fanellat e historise, i mungon rivaliteti i tifozerive dhe mbi të gjitha me rënien e Vllaznisë do ti mungojë edhe cilësia e futbollit të bukur.

Related posts

“KISHA DHIMBJE NË…”/ Valentino Rossi: Ja si e kuptova që isha me COVID-19

Delo.autor

TËRBON KLUBIN E INTER-IT/ “Demi” Lautaro: A vlej 90 milionë euro? Më paguani rrogën ashtu si duhet

Delo.autor

GJITHMONË PROVOKUESE/ “Kumbara” e Romës çmend fansat përpara derbit (FOTO)

F.autor

Leave a Comment