Futboll Premier League Sport

Dha dorheqjen nga Reali, shfaqet një skuadër e re për Zidane

Në mediet botërore menjëherë dolën emrat e parë që mund ta zëvendëosjnë atë në “Bernabeu” por edhe emri i tij tashmë është në listën e atyre që mund të marrin frerët e bluve të Londrës pasi Antonio Conte me shumë siguri do të largohet, pavarësisht fitimit të titullit dhe Kupës së Anglisë në dy vitet që ishte në drejtim.

Deri tani në krye të listës së kandidatëve të Roman Abramovich ishte ish-trajneri i Napoli-t Maurizio Sarri, por me dorëheqjen e sotme surprizë nga Real Madrid, Zidane kalon menjëherë në krye, si njeriu i preferuar nga pronari rus i Chelsea-t.

Ditë më parë emri i tij u lidh edhe me kombëtaren e Francës, me të cilën ka fituar një Botëror dhe një Europian, por ndoshta drejtimi i një klubi tjetër në kontinent mund të jetë një sfidë më tërheqëse për të.

E sigurt është që me CV-në që ka, Zidane është emri më i kërkuar i momentit. 9 trofe në më pak se tre vite në Madrid e shndërruan shpejt nga një trajner të ri pa përvojë në një legjendë të Realit dhe jo vetëm.

Sipas “The Sun” Abramovich i ka komunikuar menjëherë vartësve të tij që të monitorojnë situatën e Zidane sapo mësoi për largimin e tij nga Real-i. Rusi është i fiksuar pas trofeut të Champions League dhe kërkon ta shohë Chelsea-n përsëri në majë të Europës, çka e bën Zidane kandidatin perfekt për të. Se sa i gatshëm do të jetë Zizou të nisë një aventurë të re kaq shpejt, apo do të presë një telefonatë nga kombëtarja franceze, kjo mbetet për t’u parë.

Related posts

“KAM ARDHUR PËR TË NDRYSHUAR HISTORINË”/ Flet Conte para ndeshjes: Jemi në situatë delikate, disa gjëra…

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ “Dhimbje koke” për Rejan, titullari i Kombëtares mund të humbasë ndeshjet e muajit nëntor

Delo.autor

BËN PARASHIMIN PËR TË ARDHMEN E “PLESHTIT”/ Gazetari i njohur spanjoll: Messi bën gati valixhet nëse…

Delo.autor

Leave a Comment