Futboll Sport

Dhuna e ushtruar ndaj arbitrit në Peqin, FSHF: Kërkojmë ndëshkim disiplinor

Federata Shqiptare e Futbollit reagon me forcë karshi dhunës në drejtim të arbitrave, më konkretisht në episodin e shëmtuar të ndodhur sot në përfundim të ndeshjes mes Shkumbinit dhe Velecikut për playoff-in e Kategorisë së Parë, ku një futbollist i Shkumbinit ka goditur me grusht arbitrin e takimit. Kjo ngjarje është tërësisht e papranueshme, dhe do të marrë ndëshkimin e duhur në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

“Dhunimi në fushë i arbitrit të takimit, dhe veprimi antisportiv e tërësisht ekstrem i futbollistit peqinas është totalisht i dënueshëm dhe meriton ndëshkim të rëndë nga organet disiplinore. FSHF nuk do të tolerojë asnjëherë, askënd dhe kërrkënd që provokon, nxit dhe ushtron akte dhune në fushat e futbollit.

“Të tilla ngjarje nuk i përkasin lojës së futbollit dhe si të tilla kërkojnë ndëshkimin e merituar.”

Related posts

Agjenti: Gareth Bale kushton 222 milionë euro, po aq sa Neymar

Q.Autor

Neymar ka një ëndërr dhe beson se ajo do të realizohet në verë

Sadik.Autor

LIVE/ Barcelona-Valencia, Përfundon pjesa e parë. Miqtë po bëjnë befasinë e madhe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment