Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Bale dhe Ronaldo nuk mjaftojnë, Reali shpërdoron avantazhin e dyfishtë ndaj Villarreal (VIDEO)

Real Madrid nuk ka arritur ta mbyllë me fitore sezonin e dobët në La Liga duke shpërdoruar një avantazh të dyfishtë ndaj Villarreal. Në fund, rezultati ishte vetëm 2-2 dhe Los Blancos do t’i duhet të kënaqen vetëm me vendin e tretë këtë sezon të mbushur me ulje-ngritje. Duke parë sesa mirë filloi ndeshja, është për të ardhur keq që skuadra madrilene nuk arriti të ruante rezultatin deri në fund të takimit.

Gjithsesi, në provën gjenerale në prag të finales së madhe të Champions League ndaj Liverpool, Real ka shfaqur një formë të mirë duke na zbuluar edhe sesi mund të jetë formacioni i së shtunës tjetër. Gareth Bale ka fituar më në fund balotazhin me Karim Benzema dhe e ka nisur që nga minuta e parë duke shpërblyer trajnerin e tij me një gol spektakolar.

 Uellsiani driblon tre kundërshtarë përpara se të lëshojë një top të pakapshëm për portierin kundërshtar. Në minutën e 32’ ishte Cristiano Ronaldo i rikthyer nga dëmtimi që dyfishon rezultatin. Marcelona ishte përgatitësi me një kros të harkuar me të jashtmen që gjen kokën e Ronaldo-s pranë shtyllës së parë. ky ishte goli i 450-të i portugezit me fanellën legjendare të Real Madrid.

 Një tjetër fakt interesant ishte zgjedhja e trajnerit francez për portën. Ai kishte futur në fushë që nga minuta e parë të birin e tij Luca Zidane. Pas pushimit ishte Martinez ai që i jep shijen e hidhur të golit të pësuar Luca-s me një goditje fantastike nga brenda zonës. Dhe kur dukej sikur Real do ta menaxhonte fitoren deri në fund, Castillejo shënon golin e barazimit duke i prishur terezinë kryeqytetasve.

https://youtu.be/4nZRqp6uHJk

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter në kërkim të pasuesit të Handanovic, zikaltërit “piketojnë” portierin…

Delo.autor

PAS RIKTHIMIT NË STËRVITJE/ Dy talentet e Superiores sfidohen me njëri-tjetrin, shikoni ekzekutimin e veçantë të penalltive (VIDEO)

Delo.autor

Nga Bale te Cavani, këta janë yjet e sulmit që do të shkaktojnë një “tërmet” verën e ardhshme

Sadik.Autor

Leave a Comment