Champions League Futboll Sport

Di Francesco shpërfill Salah dhe provokon me deklaratën e tij

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka zbuluar se klubi nuk ka plane të posaçme për të ndalur Mohamed Salah dhe ka konfirmuar se Kevin Strootman nuk do të luajë në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpool-it. Verdhekuqtë e kanë humbur ndeshjen e parë me rezultatin 5-2, pas dy golave në fund, të shënuar nga Edin Dzeko dhe Diego Perotti (penallti). Pasi përmbysën Barcelonën në çerekfinale kryeqytetasit janë të bindur, se mund të bëjnë të njëjtën gjë edhe me të besuarit e Klopp. “Nuk mund ta ndryshojmë tërë ekipin për një lojtar si Salah. Zbatimi i detyrave dhe vëmendja do të jenë vendimtare, duhet të jemi pak më të mirë në leximin e situatave të caktuara, jo se do të kemi tre lojtarë që lëvizin për të”, tha EDF në konferencën për shtyp.

“Ne do të kemi disa mungesa dhe më pak opsione se zakonisht, por asgjë vendimtare. Kjo është një lojë e rëndësishme që duhet të trajtohet në mënyrë të drejtë si në mbrojtje ashtu edhe në ofensivë. Ne duhet t’u japim më pak hapësirë kundërshtarëve tanë, edhe nëse kjo është më shumë çështje gazetareske sesa taktike. Ne kemi për të shënuar tre gola dhe patjetër që rreziku për t’u kapur në kundërsulm ekziston, prandaj duhet ta marrim parasysh këtë”, vazhdoi ai.

Roma bëri një rikthim të jashtëzakonshëm, duke përmbysur një humbje 4-1 ndaj Barcelonës me një fitore 3-0 në “Olimpico”. “Ne jemi përballë një ekipi krejtësisht të ndryshëm, taktikisht dhe madje edhe mentalisht. Është e thjeshtë: duhet të shfrytëzojmë më së miri gabimet e tyre, si dhe duhet të gabojmë shumë më pak nga ndeshja në Anfield. Do doja një ndeshje ‘copy-paste’ të paraqitjes, jo vetëm teknikisht, por edhe mendërisht e fizikisht, si ajo me Barcelonën. Jam nga ata që nuk kënaqen kurrë, duhet të synojmë dhe të bëjmë çmos për të shkuar në Kiev. Ne kemi dëshirën për të arritur në finale”, tha Di Francesco.

“Për të konkuruar me Liverpool-in ju duhet të rrisni performancën tuaj atletike. Ne duhet të shënojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për të nxitur tifozët tanë dhe t’u japim atyre një arsye për të na mbështetur më fort. Ne po luajmë gjysmëfinale përpara një stadiumi me 70,000 njerëz. Dua të shoh entuziazmin dhe dëshirën për të kapërcyer pengesën”, shtoi EDF.

FINALJA E ’84 – “Ka kaluar një kohë e gjatë nga ajo ndeshje për të dhënë një ndjenjë të rivalitet të djemtë që luajnë sot për këtë fanellë. Motivimi për këta lojtarët nuk do të jetë i lidhur me atë ndeshje, por me faktin që është një ndeshje gjysmëfinale e Champions League”.

PROBLEMET MES TIFOZËVE – “E kam thënë, por e përsëris me forcë: jam pranë familjes së Sean Cox dhe mund të shtoj se Roma ka një tifozeri të jashtëzakonshme. Një pakicë e dhunshme nuk mund ta shkatërrojë imazhin tonë. Për fat keq këto incidente ndodhin tek të gjitha klubet dhe duhet të evitohen, Përfitoj të bëj një apel: të vijnë të shohin ndeshjen dhe të argëtohen nesër në stadium”.

Related posts

SUPER GOL me roveshatë/ Boateng dhuron SPEKTAKËl në stërvitje (VIDEO)

Isa.Autor

Gol në ndeshjen Manchester United – Brighton

Q.Autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Menaxheri i Bayern: Alaba largohet? Nuk i dihet, ndoshta…

Delo.autor

Leave a Comment