Formula 1 Sport

Zyrtare/ Rregulla të reja në Formula 1, spektakli i garantuar

Formula 1 ka paraqitur rregullat e reja për sezonin 2019-ës me qëllim për ta bërë parakalimin gjatë garës më të lehtë dhe për të ndikuar që rivaliteti të jetë më madh mes pilotëve. Modifikimet në makina janë bazuar në kërkimet me qëllim për të gjetur mënyra për ta bërë më të lehtë për një makinë që t’i qëndrojë afër një makine tjetër gjatë garës.

“Studimet treguan se gjasat janë të mëdha për një impakt pozitiv gjatë garës dhe parakalimit”, ishte reagimi i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe Formula 1.

Ndryshimet

Krahu përpara do të jetë më i thjeshtë, me një të çarë më të madhe duke kufizuar devijimin ajrit drejt gomave (bëhej për më shumë stabilitet) , kjo do të bëjë që më shumë ajër do të futet në brendi të gomave të para, e jo jashtë.

Mekanizma më të thjeshtë të frenave

Krahu i pasëm do të jetë më i gjerë dhe më i thellë.

Në 2021 janë parashikuar në këtë sport ndryshime të mëdha, por organizatorët menduan se do të ishte mirë që disa prej tyre të prezantoheshin më herët, pasi e bëjnë këtë kampionat edhe më spektakolar. Rregullat e reja të 2017, duke bërë makinat më të shpejta, kanë bërë që edhe parakalimi gjatë garës të vështirësohet.

Related posts

PARTIZANI PA “FRENA”/ Ofertë Agim Ibraimit, ja situata me fantazistin tetovar

Delo.autor

NEYMAR NË LIDHJE DASHURIE/ Ja këngëtarja që i ka “rrëmbyer” zemrën yllit brazilian (FOTO)

Delo.autor

MIK ME ULTRASIN FASHIST SHQIPTAR/ Ja kush është tifozi që u vra përpara ndeshjes Inter – Napoli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment