Futboll La Liga Sport

NUK I NDAHET “TREGUT” HOLANDEZ/ Presidenti Bartomeu pranë fianlizimit të akordit me talentin…

Barcelona është pranë finalizimit të një tjetër blerje nga Holanda. Bëhet fjalë për talentin Ludovit Reis, i cili është në pronësi të Groningen.

Drejtori i këtij klubi, Hans Nijland deklaroi në një intervistë për “Fox Sport” se finalizimi i marrëveshjes është shumë pranë.

“Nuk është mbyllur ende marrëveshja, por ne jemi duke konsideruar seriozisht kalimin e Reis te Barcelona”, tha Nijland.

Ai pranoi se është takuar dy herë me zyrtarin e Barçës, Jose Mari Bakero, i cili ka qenë në Holandë për të mbyllur transferimin e mesfushorit 18-vjeçar.

Kalimi i Reis te Barcelona do të bëhet për 5-6 milionë euro dhe holandezi me origjinë sllovake do të shkojë direkt tek Barcelona B. Këtë sezon lojtari ka luajtur në 24 ndeshje në Eredivisie me Groningen dhe ka shënuar 1 gol.

Related posts

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Ndeshja e parë me tifozë pas 1 viti, klubi i Kukësit surprizon me vendimin

Delo.autor

Lushnja për rekord, 75 gola të pësuar në 33 javë

Sadik.Autor

NGA HISTORIA TEK KOMBËTARJA/ Një shtizë xhamajkane për Anglinë, Sterling u rrit pak metra larg “Wembley”-t

Delo.autor

Leave a Comment