Futboll Seria A Sport

Dibala do shpërblim pas finales, presidenti i Juves: Po, një birrë! (VIDEO)

Në stadiumin “Olimpiko” të Romës ka ardhur e katërta Kupë Italie radhazi dhe e 13- ta në historinë e Juventusit, një rekord historik ky për klubin bardhezi, por edhe për trajnerin Masimiliano Alegri, sepse asnjë trajner nuk ka mundur ta fitojë këtë trofe radhazi (Roberto Mançini dhe Sven Goran Erikson kanë 4 kupa në karrierë, por jo radhazi).

Gjithsesi, për këtë trofe nga ana e drejtuesve të klubit të “Zonjës së Vjetër” nuk do të ketë asnjë shpërblim dhe këtë e kanë zbuluar hapur, në një video “live” të Paulo Dibalës, i cili shfaqet duket festuar përkrah presidentit Andrea Anjeli. Gjithç- ka drejtpërdrejt, me argjentinasin që ia kërkon hapur “bosit” të tij: “President, cili do të jetë shpërblimi për ne?!” Dhe Andrea Anjeli i përgjigjet hapur, pa u menduar aspak: “Një birrë, e keni merituar plotësisht djema”. Dhe Dibalës papritur iu shua buzëqeshja…

dibala anjeli

Related posts

JUVENTUS ME SYTË NGA VLAHOVIC/ Merkato rrotullohet rreth sulmuesit serbit

F.autor

OFERTA TË SHUMTA PËR LAUTARO MARTINEZ/ Inter kërkon 80 milionë euro për sulmuesin argjentinas

Delo.autor

ZËRAT PËR LARGIMIN E NEYMAR SHTOHEN/ PSG-ja mund ta shesë me humbje, ja shifra

Delo.autor

Leave a Comment