Futboll La Liga Sport

Ditë lotësh në La Liga, 3 legjenda largohen nga futbolli spanjoll

Sot luhet java e fundit e kampionatit në Spanjë, por nuk do jetë një ditë si gjithë të tjerat pavarëishst se të gjitha ekipet i kanë plotësuar objektivat e tyre dhe nuk ka më asnjë dilemë. Por kjo do jetë një ditë emocionuese sepse 3 ikona të kampionatit spanjoll ndër vite do i japin lamtumirën La Ligas.

Gjithçka do fillojë në ndeshjen Atletico Madrid – Eibar. Fernando Torres luan ndeshjen e fundit me ekipin e fëmijërisë përpara tifozerisë që e ka adhuruar. Është një ndër më të mëdhenjtë në historinë e ‘los colchoneros’ dhe për këtë sot është një ditë emocionuese për të.

Po ashtu në ndeshjen Barcelona – Real Sociedad do jenë 2 mesfushorë që do prekin për herë të fundit në La Liga. Andres Iniesta i jep lamtumirën Barçes dhe futbollit spanjoll pas një karriere të jashtëzakonshme ku fitoi gjithçka. Por në krahun tjetër është edhe Xabi Prieto. Ndoshta një emër më pak i dëgjuar, por në Spanjë të gjithë kanë respekt për kapitenin e Sociedad dhe 15 vitet e tij në shërbim të klubit bask.

La Liga sonte humbet 3 lojtarë që i kanë dhënë shumë gjatë viteve dhe të gjithë do jenë në këmbë duke duartrokitur për legjenda të tilla të futbollit.

Related posts

NEDIM BAJRAMI TITULLAR NDAJ HUNGARISË/ Ja si ndryshon Kombëtarja shqiptare

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT ARGJENTINAS TEK JUVENTUS/ Arrigo Sacchi: Icardi do t’i krijonte komplikime…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Salzburg. Rezultati 4-3

Delo.autor

Leave a Comment