Futboll Sport

Nuk ka më justifikime, Dalipi me ”artileri të rëndë”

Partizani do të jetë thuajse i plotë kundër Teutës, pasi vetëm sulmuesi brazilian Lucas Cardoso mungon për shkak të dëmtimit të pësuar në ligament dhe që do ta lërë jashtë fushave të blerta për rreth 6 muaj. Të kuqtë në ndeshjen e fundit me Lushnjën nuk kishin as Gerhard Prognin, pasi tropojani kishte plotësuar numrin e kartonëve. Pas të 12-it të verdhë që kishte marrë ai duhet të pushonte në një ndeshje dhe trajneri Dalipi tani e ka në dispozicion.

Gjatë javës probleme kanë pasur edhe Edgar Çani me Jasir Asanin, por që të dy po punojnë me grupin, ashtu si Idriz Batha, duke e bërë të plotë skuadrën e Partizanit para ndeshjes me Teutën në shtëpi. Pas barazimit 1-1 në transfertë me Lushnjën drejtuesit kanë kërkuar menjëherë reagim dhe për të marrë pjesë në kupat e Europës do të duhet punë, pasi Luftëtari i vendit të tretë ka tashmë katër pikë më shumë.

Shpëtimi të kuqve u vjen nga Korça, pasi edhe vendi i katërt shkon në Kupat e Evropës, nëse Skënderbeu do arrijë të fitojë Kupën e Shqipërisë.  Për Partizanin i duhet të shohë edhe pas, për shkak se Laçi dhe Flamurtari kanë vetëm tre pikë më pak. Në këtë mënyrë të gjitha bateritë do shkarkohen në ndeshjen e  së shtunës. Mbetet për t’u parë se si do ta rreshtojë skuadrën trajneri Klevis Dalipi.

Ndeshja me Lushnjën shfaqi disa probleme, kryesisht në pasimin e fundit dhe në finalizim. Egozimi i tepruar ndaj verdhejeshilëve pati ndikimin e vet  dhe kjo gjë duhet të ndryshojë. Në takimet e mëparshme me Teutën këtë sezon, Partizani ia ka dalë të grumbullojë shtatë pikë. Dy ndeshjet e para  të kuqtë i kanë fituar, ndërkohë që në fazën e tre barazuan. Në atë takim protagonist ishte Shpëtim Moçka me golin e shënuar në minutat shtesë.

Related posts

“PROVONI TË MË NDALNI”/ “Bomberi” Ibrahimovic publikon pamjet duke u stërvitur në dëborë (VIDEO)

Delo.autor

PUBLIKOHET KALENDARI/ Seria A starton më 22 gusht, ja të gjitha përballjet e sezonit 2021-2022…

Delo.autor

​Mohamed Salah është objektivi numër një i Real Madridin për afatin kalimtar të verës

Sadik.Autor

Leave a Comment