Futboll La Liga Sport

Ikën Griezmann, vjen nje argjentinas; ja plani i Atletico Madrid për merkaton e verës

Ángel Di María mund të jetë një nga përforcimet luksoze të Atlético Madrid për sezonin e ardhshëm, njofton “Cadena SER”. Lojtari argjentinas duket se është ofruar për ta përforcuar klubin e trajnerit Diego Simeone, ndaj menaxheri i tij ka udhëtuar në Madrid për t’u takuar me drejtuesit.

Futbollisti i Albiceleste ka qenë gjithmonë një pëlqim i Simeones, ndërkohë që ka veshur fanellat e skuadrave të tilla si Real Madridi, Manchester United dhe PSG. Me largimin e pothuajse të caktuar të Griezmann, Atletico Madrid është në kërkim të një figure, me të cilën i nxeh tifozët e vet.

Di Maria mund të jetë një bast i sigurt. Sipas “Cadena SER”, Andrea Berta, drejtori sportiv i Altetico, ka folur me përfaqësuesit e lojtarit, për të filluar negociatat. Në hijen e Mbappé, Cavani dhe Neymar, Di Maria, i cili e sheh veten jashtë kontratës në qershor 2019, do ta mirëpriste një ndryshim ajri, aq më tepër kur bëhet fjalë për një klub, që po lufton në sezonet e fundit me të mëdhenjtë e Spanjës dhe ka synuar e fituar tituj në Europë.

Në favor të transaksionit, gjithashtu, përmendet fakti se klubi parizien do të duhet të shesë disa nga yjet e veta këtë verë, që të përballet me “fair-play financiar”, çka është e detyrueshme për t’u përmbushur.

Related posts

RREZIKU i Real Madridit me BALE, do të përballet me një të pamundur (DETAJE)

Isa.Autor

Sa shumë lamtumira pas Botërorit/ Ja emrat e mëdhenj që u tërhoqën nga kombëtaret

Isa.Autor

E “ÇMENDUR” PAS TEKNIKUT PORTUGEZ/ Njihuni me gruan që e ka mbushur trupin me 38 tatuazhe të Mourinhos (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment