Sport Të tjera

Giro d’Italia/ Yates njeriu për t’u mundur, Aru e Froome nuk mund të gabojnë më

Giro d’Italia kishte sot ditën e dytë të pushimit, për të rinisur nesër me etapën e dhjetë, nga Penne në Gualdo Tadino, që është edhe më e gjata e këtij edicioni të 101-të, plot 239 kilometra. E sigurt është që Simon Yates nuk e mban rastësisht veshur fanellën rozë dhe do të duhet një kampion i vërtetë për t’ia hequr. Pas tij vjen shoku i skuadrës Esteban Chaves, i cili duket edhe si rivali kryesor për triumfin final.

Dy favoritët e mëdhenj para nisjes së Giro-s, italiani Fabio Aru dhe britaniku Chris Froome kanë dalë praktikisht me “kockat e thyera” nga etapa e Gran Sasso-s, edhe pse Froome mund të jetë pak më optimist pasi ka alibinë e rrëzimeve për të justifikuar vendin në renditje. Ndërsa italiani, i cili kishte si synim kryesor të sezonit vetëm këtë garë, duket se dështimi i peshon më shumë.

Çiklistët po përgatiten shpiërtërisht që tani për të shtunën, një malore me 22% pjerrësi në Zoncolan. Por më parë janë katër etapa të tjera, dy prej tyre shpejtësie. Kush ka mbetur brapa duhet të kërkojë të gjejë freski dhe shkëlqim, për të përmirësuar vendin në renditje, ndërsa Yates dhe skuadra e tij Mitchelton kanë përgjegjësinë që të administrojnë epërsinë dhe rivalitetin e brendshëm mes dy garuesve. E sigurt është që Giro nuk ka mbaruar ende dhe rezultati nuk është vendosur. Por Froome dhe Aru nuk mund të gabojnë më.

Related posts

KRIZA TE REALI/ Lopetegui-n e pret shkarkimi, reagon futbolisti: “Me trajnerin deri në vdekje…”

Isa.Autor

TIRANA-KASTRIOTI/ Pas një aksioni fantastik nga “bardheblutë”, Batha rihap sfidën në “Selman Stërnasi” (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Partizani në ankth, Daja rrezikon dy elementët kyç të formacionit

Delo.autor

Leave a Comment