Futboll Seria A Sport

E ardhmja e Suso mbetet në “udhëkryq”, kushton “vetëm” 38 milionë euro…

E ardhmja e Suso është gjithnjë e më shumë një dilemë e madhe dhe ka peshë për ndërtimin e të ardhmes së klubit kuqezi. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar sot se e ardhmja e spanjollit te Milan është një “fjalëkryq” i vërtetë.

Faktikisht synimi i Milan është ta mbajë në skuadër, por ekziston një klauzolë prej 38 milionë eurosh që mund të prishë kontratën në çdo moment dhe kësisoj klubet që duan Suso e dinë çmimin, një çmim krejtësisht i logjikshëm për aftësitë e lojtarit dhe kësisoj nuk kanë nevojë as të flasin me Milan.

Për këtë arsye, drejtuesit e Milan kanë lënë një takim me menaxherin e futbollistit, Alessandro Lucci, menjëherë pas fundit të kampionatit, duke u bazuar te fakti se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe me lojtarin.

Në shtatorin e kaluar, Suso rinovoi me Milan deri në vitin 2022 dhe sivjet ka qenë gjithmonë titullar, edhe me Montella edhe me Gattuso, por siç thamë, është klauzola 38 milionë euro që tremb klubin me seli në rrugën “Aldo Rossi”.

Related posts

RIKTHIM I BUJSHËM NË SERIE A/ Buffon pranon kushtet që i ka vënë Juventusi

Delo.autor

Ramos: Kushdo që ka dyshime rreth Real Madridit, të shohë arkivën…

Sadik.Autor

NEYMAR NË TELASHE/ Prokuroria e Rio de Janeiro hap hetim mbi mega-festën e yllit brazilian

Delo.autor

Leave a Comment