Formula 1 Sport

Ricciardo: Kontrata e ardhshme duhet të jetë e përkryer

Muajt në vijim do të jenë vendimtarë për të ardhmen e pilotit australian Daniel Ricciardo, të cilit i skadon kontrata me Red Bull në fund të sezonit dhe është në kërkim të një oferte dhe makine që t’i garantojë titullin kampion. Natyrisht që mes pretendentëve është vetë Red Bull, që shpreson të mbajë pilotin australian, që ka kërkuar kohë për të marrë një vendim. “Kontrata e ardhshme që do të firmos duhet të jetë e përkryer, kontrata që do të më japë mundësi të garoj për titullin kampion bote në Formula 1”, – u shpreh Daniel Ricciardo.

“Dua t’i marr gjërat me qetësi, nuk kam pse të nxitohem dhe me skuadrën kemi rënë dakord që deri në fund të verës do të kemi vendosur. Nëse Red Bull mund të më thotë që presim deri në tetor, do të pres edhe unë, pasi dua të shoh në detaje çdo gjë para se të vendos për të ardhmen. Kam nevojë për kohë për të kuptuar se si do të shkojnë gjërat. Për sa i përket makinës Red Bull është e shpejtë dhe mund të duelojmë për fitore, ndaj dhe nuk dua të anashkaloj asnjë detaj edhe për sa i përket rinovimit”, tha piloti australian i Red Bull.

Related posts

Zëvendësoi Messin dhe ndëshkoi Interin, ja pse Rafinha nuk u ble nga zikaltërit

Isa.Autor

Bayerni barazon rezultatin ndaj Monchengladbach

Sadik.Autor

Si e hoqën gjermanët stresin pas Meksikës? Duke parë…

Sadik.Autor

Leave a Comment