Futboll Sport

E PABESUESHEME/ Rivalët i kërkojnë FIFA-s ti heqë pezullimin lojtarit të dënuar për përdorim kokaine

Botërori është në prag dhe duhen më pak se 3 javë që të marrë startin zyrtar. Të gjithë duan që të shohin në një kompeticion të tillë lojtarët më të mirë dhe duket se kjo është arsyeja se pse disa nga kapitenët e pëfaqëuseseve pjesëmarrëse në Botëror po nënshkruajnë një peticion. Arsyeja e këtij peticioni që do i drejtohet FIFA-s është lejimi i Paolo Guerrero të jetë pjesë e kombëtares së Perusë në Rusi.

Sulmuesi është pezulluar nga FIFA për shkak të përdorimit të kokaines ku në teste anti doping ai ka dalë pozitiv. Por pavarësisht kësaj Hugo Lloris, kapiteni i Frances, Simon Kjaer , kapiteni i Danimarkes dhe Mile Jedinak , kapiteni i Australisë i janë drejtuar me një peticion FIFA-s për të lejuar kapitenin e Perusë të udhëheqë kombëtaren e tij në Rusi. Të tre këto kapitenë do jenë rivalë me njëri-tjetrin, por edhe Perunë pasi janë në të njëjtin grup në Botëror.

Një gjest me të vërtetë për tu duartrokitur ky i kapitenëve të cilët nuk duan të privojnë një lojtar të tillë të mos jetë pjesë e Botërorit kur ky mund të jetë kompeticioni i fundit për Guerrero që është pjesë e kombëtares që prej vitit 2004.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ De Biasi injekton shpirtin e garës, ylli azer e lë në baltë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kategoria e Parë, Grupi B: Kanë nisur takimet, njihuni me të gjitha rezultatet

Isa.Autor

ZYRTARE/ Liverpool habit Premier Leaguen, prezanton sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment