Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Gattuso fikson mesfushorin e Inter, nisin negociatat! Lojtari i thotë “po” Napolit

Napoli përqendrohet te mesfushë dhe tashmë emri i ri – sipas “Sky Sport” – është Matias Vecino. Klubi i De Laurentiis është në bisedime me Interin dhe me agjentin e lojtarit; uruguajani tashmë ka dhënë gatishmërinë e tij për transferim.

Formula duhet të jetë ajo e huasë me të drejtën e blerjes, e cila bëhet një detyrim me arritjen e një numri të caktuar ndeshjesh.

Diskutohet edhe shuma e kartonit: kërkesa e zikaltërve është 18 milion, Napoli ka ofruar 12 milion.

Vecino non rientra nei piani di Conte: la richiesta dell'Inter e la sua  volontà | Primapagina | Calciomercato.com

Vecino aktualisht është i dëmtuar dhe kthimi i tij në fushë mund të vijë pas dy muajsh, por gëzon vlerësimin e Gattuso, i cili e konsideron atë të përsosur në një mesfushë me dy, me tre dhe madje edhe në vijën e frontit sulmues.

Kjo është arsyeja për një formulë që do të lejojë Napolin të jetë në gjendje të vlerësojë aftësinë dhe përshtatjen e lojtarit, përpara se të vendosë blerjen.

Related posts

LIVE/ Kroacia “tallet” me Argjentinën, Rakitic e ka “lojë fëmijësh” golin e tretë

Isa.Autor

Barcelona nuk heq dorë nga Pjanic, por bën gati edhe Planin “B”…

Isa.Autor

“MAGJIA” E LAZIO-S/ Ekipi i Tares blindon zonën Champions, Hysaj titullar absolut

F.autor

Leave a Comment